Connect with Us

Fotot-Skandali në “Fiks Fare”/Qumështi shitet me bidona nga kazanët e plehrave

Aktualitet

Fotot-Skandali në “Fiks Fare”/Qumështi shitet me bidona nga kazanët e plehrave

Publikuar

-

“Fiks Fare” vijoi mbrëmjen e së martës investigimin për sigurinë ushqimore, duke u ndalur tek qumështi, një produkt që konsumohet nga të gjithë, por sidomos nga fëmijët. Pavarësisht se është e ndaluar, në të gjitha tregjet e qytetit të Tiranës, shitet qumësht në shishe plastike nga banorët e fshatrave rreth kryeqyetit. Bidonat, që në shumicën e rasteve janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë, mblidhen nëpër koshat e plehrave dhe u shiten këtyre banorëve për 5 ose 7 lekë.

Një investigim i gazetarëve të “Fiks Fare” ka nxjerrë në pah rreziqet që sjell kjo tregti dhe pasojat që ka për konsumatorin. Rreziku bëhet edhe më i madh, pikërisht me rritjen e temperaturave, ku produktet ekspozohen nga pluhurat dhe dielli. Në minitregjet informale shiten edhe nënproduktet e qumështit, si gjalpi, djathi, gjizë, kos, etj.

Qumështi i shitur në kushte rruge nga banorët e fshatrave, i vendosur në shishe plastike të përdorura më parë, është i ndaluar që të tregtohet për shkak se është i pa kontrolluar. Nuk ka një ambalazh të përshtatshëm dhe është lehtësisht i kontaminueshëm. Për çdo sekondë që qumështi nuk ruhet në kushte frigoriferike, mikorobet në të shtohen me miliona. Dhe për më tepër, mund të mbart infeksione dhe sëmundje të transmetueshme tek njerëzit.

Lopët, dhitë dhe delet, edhe pse në pamje të jashtme duken të shëndetshme, mund të përcjellin nëpërmjet qumështit, për muaj dhe vite me radhë, brucela në sasi të mëdha. Njeriu bie në kontakt me “brucelozën” ose “ethet e melitensës” nëpërmjet konsumimit të këtij qumështi të infektuar (të pa zierë) ose të djathit të infektuar.

Bëhet fjalë për një sëmundje serioze, me kohëzgjatje të madhe, me rikthime të sëmundjes dhe me mundësi shfaqjesh të komplikimeve klinike. Pavarësisht se është i ndaluar, në të gjitha tregjet e Tiranës shitet qumësht në shishe plastike. Por, ku i gjejnë ata këto bidonë? Për më tepër, janë bidonë që, në shumcën e rasteve, janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë. Për 100 apo 120 lekë të reja, në treg mund të blesh një bidon 1.5 litërsh qumësht.

“Fiks Fare” ka dokumentuar shitjen e qumështit në rrugë, madje edhe personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanët e plehrave. Ata që janë më pak të deformuar, nuk i prishin, por i vendosin në qese të veçantë. Më pas, me “porositë” e shitësve ambulant, i ruajnë dhe ua shesin atyrë.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Të vdekur, të burgosur dhe emigrantë marrin ndihmë ekonomike në Tropojë

Një nga bashkëpunëtoret e “Fiks Fare”, bisedoi me disa nga personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanet e plehrave, apo në vendgrumbullimet e tyre. Shumica e tyre pranuan që këta bidonë ja shisnin banorëve të disa fshatrave. Këta të fundit i përdorin për qumështin.

“Ti e hedh në plehra, unë marr bidonin dhe ia shes fshatarit” i thotë gazetares së “Fiks Fare” një nga personat që mbledh bidonë në kazanet e plehrave. Megjithatë, ka edhe nga ata që, pavarësisht se mbledhin në plehra, nuk poranojnë që t’i shesin tek fshatarët edhe pse ja kërkojnë. Një prej tyre i thotë gazetares së Fiksit që të bëjë kujdes e të mos blejë qumësht në rrugë.

Kamera e “Fiks Fare” ka filmuar disa persona, të cilët shesin qumësht në rrugë, dhe i drejtohen kazanëve të mbeturinave për të marrë bidonë plastikë. Madje, disa prej tyre i marrin vetë nga nga këto kazanë.

“Fiks Fare” bleu disa shishe qumështi në disa tregje në Tiranë. Madje, edhe tek banorët e fshatrave që i marrin bidonët në kazanët e mbeturinave. Këto shishe qumështi i dërguam për të kryer analizat pranë ISUV.

Pas analizave, qumështi në shishet plastike, doli me ngarkesë të lartë mikrobiologjike. Madje, edhe me qeliza somatike të larta, çka tregon që qumshti mbart infeksione. Ky qumësht që shitet në rrugët e Tiranës ishte e papërdorshëm, si për prodhim, ashtu edhe konsumim, pavarësisht se ekziston një mit që me zierjen mikrobet zhduken. Nëse pika e vlimit është 100 gradë, bashkë me një pjesë të mikrobeve zhduken edhe vlerat në vitamina që ka qumështi.

 

Rreziqet nga qumështi që shitet në bidonë plastikëtë ricikluar dhe në rrugë

Mund të mbart ëbakterie të rrezikshme si “Salmonella”, “E Coli” dhe “Listeria”.

  • Jashtë frigoriferit, pas 20 minutash, bakteriet shtohen me një milion.
  • Më pas, shumëzohen me 10 dhe 100 fish.
  • Prania e mikrobeve dëmton proteinat.
  • Dobëson sistemin imunitar tek fëmijët.
  • Qumështi i infektuar shkakton “Brucelozën” ose “Ethet e melitensës”.
  • Ka kosto të lartë ekonomike, blini sot lirë dhe paguani 100 fish për shëndetin nesër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Dita e Europës/ Soreca: T’i japim fund pandemisë, është përgjegjësia jonë e përbashkët

Publikuar

-

Nga

Dita e Europës/ Soreca: T’i japim fund pandemisë, është përgjegjsia jonë e përbashkët

Në Ditën e Europës, ambasadori i BE, Luigi Soreca është ndalur te pandemia e COVID dhe domosdoshmëria për t’i dhënë fund asaj, si një mënyrë për të formësuar një fillim të ri për të gjithë europianët.

Nëpërmjet një video mesazhi nga veriu i Shqipërisë, Soreca thotë se edhe Shqipërisë, sikurse Europës, i duhet pikërisht të fitojë luftën me COVID-19, duke shtuar se thirrja e BE për veprim është se ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’.

Sot është Dita e Europës, unë ndodhem këtu në veri të Shqipërie për të nisur turin e takimeve 3 javorë që do zhvillohen në të gjithë vendin. Viti që po lëmë pas, ka qenë si asnjë më parë, Pandemia ka ndikuar në çdo aspekt të jetës.

Kemi kaluar përvoja të vështira personale, sëmundje të dhimbshme, Shumë nga ju kanë patur vështirësi ekonomike dhe humbjen e njerëzve të dashur. Po, në të njëjtën kohë kemi parë shembuj të shkëlqyer qëndrueshmërie dhe mbështetje. Ato çaste janë zbuluar bujarinë e atyre që kanë ndërhyrë për të ndihmuar. Gjithmonë në situata të vështira, kupton se ku mund të mbështetesh. Europa është një histori e fillimeve të reja.

Dhe kjo është ajo çka Europës, përfshirë Shqipërinë, i duhet tani. t’i japë fund pandemisë dhe të formësojmë një fillim të ri për të gjithë europianët, Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët. ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’, kjo është thirrja jonë e përbashkët për veprim“, thuhet mes të tjerash në mesazhin e Sorecës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Merr dhuratë fanellën e Juventusit/ Rama: Ju interistat kini respekt për të mundurit

Publikuar

-

Nga

Rama i përgjigjet Berishës/ "Gogoli i Lalëzit bën propagandë për të futur panik qytetarët për vaksinat"

Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë për fitoren e 25 Prillit. Bëhet fjalë për një fanellë të skuadrës së Juventusit, që mban emrin e tij me numrin 3 të stampuar në simbol të mandatit të tretë të socialistëve.

Krahë fotos Rama ka shkruar se tashmë Interistat duhet të sillen mirë dhe të kenë respekt për të mundurit duke marrë shembull nga ai që sillet mirë me kundërshtarët politikë.

Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Grazie Juve. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla uron ditën e Europës/ “Shqipëria është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja që shpalli Ballën, shpifës/ Me 2 banesa, blen me borxhe sobë dhe lavatriçe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet ka uruar ditën e Europës.

Sipas tij, Europa për disa shekuj u bë e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë duke e cilësuar si një çarje tektonike. Balla shtoi se Shqipëria është gati të negociojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE.

“Europa, për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Shqipëria nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Europa. Por, largësia e brendshme mendore dhe shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi”, thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

Ky është një paradoks që tashmë i përket historisë, ndërsa Shqipëria sot është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bashkimin Europian, stacioni i parafundit në rrugën tonë të gjatë të ribashkimit me Europën, që nisi 3 dekada më parë, kur nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa” shembëm regjimin më të egër komunist që kishte njohur ndonjëherë kontinenti i vjetër”, ka shkruar Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE