LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dibra nuk pati zgjedhje, por betejë me krimin

20 Shtator 2016, 12:55, Aktualitet CNA

Partia Demokratike përmes sekretarit të saj për zgjedhjen në KQZ ka deklaruar se në Dibër nuk pati zgjedhje të lira por betejë me krimin e bërë njësh me pushtetin.

?Të gjithë e panë qartë se në Dibër nuk pati zgjedhje, por betejë me krimin të bërë njësh me pushtetin.  Dibra, prova se Rama nuk lejon votën, zgjedhje të lirë dhe të ndershme vetëm me çmontimin e kupolës kriminale në qeveri

Makineria e pushtetit funksionoi me të gjithë peshën dhe ingranazhet e saj jo vetëm për të siguruar fitoren e kandidatit të majtë në këto zgjedhje, por për të perfeksionuar skemën që synon të përdorë në 2017, për të vjedhur dhe manipuluar dhe ato zgjedhje?, deklaroi Ivi Kaso sekretar për zgjedhjet në PD gjatë mbledhjes së KQZ-së.

?Vendimarrja e sotme vendos vulën përfundimtare në farsën zgjedhore që u luajt në Dibër në datën 11 Shtator, në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Dibër.

Fatkeqësisht Dibra konfirmoi në një shkallë të paprecedentë më parë, nëpërmjet dhjetëra rastesh të faktuara e të denoncuara publikisht nga mediat, nga Partia Demokratike, nga qytetarë e madje dhe nga vetë rezultati përfundimtar, se qeveria Rama nuk është në gjëndje të sigurojë një garë elektorale sipas standardeve demokratike më elementare?, tha Kaso.

Ai vijoi duke thënë se ?Aktivizimi i individëve me rekorde kriminale në shtabin elektoral të kandidatit Rama në Dibër, përfshirja masive e administratës publike me kërcënime apo premtime të lidhura me vendin e punës, pagesa në ?cash? për blerjen e votës, abuzimi me ndihmën sociale deri te përdorimi i forcave të policisë në mbështetje të kandidatit socialist, ishin disa nga fenomenet që karakterizuan fushatën zgjedhore për Kryetar Bashkie në Dibër?.

Kaso tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj e ngritën alarmin mbi manipulimin elektoral që po përgatitej në Dibër, qysh në fillim të shatorit, kur denoncuan në prokurori, me emra të përvecëm, me prova dhe fakte, gjithë grupin e strukturuar kriminal të cilët në emër dhe për llogari të pushtetit kërcënonin, blinin, shantazhonin votuesit dibranë.

?Dibra provoi edhe një herë në qoftë se ishte e nevojshme, se, me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë ndonjëherë zgjedhje! Rasti i Bert Agës, që është kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anetar kryesor i grupit të strukturuar kriminal i cili në abuzim të detyrës së shefit të Komisariatit të Peshkopisë, ushtroi presion ndaj zgjedhësve dhe ofroi mbështetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore për operacionin e shperndarjes së parave në këmbim të votave, apo i Admir Trupes, Shefit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, i cili ka shpërndarë lekë në këmbim të votave, janë raste domethënëse, se si në Dibër u shit dhe u ble vota?, tha Kaso. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga