LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet 19 vjeçari për vjedhje

20 Shtator 2016, 12:01, Aktualitet CNA

Anxhelino Llapanji është arrestuar dje nga forcat e policisë së Korcës për vjedhje. Denoncimin e ka bërë A.D, 45 vjeç , banues në Korçë, i cili ka deklaruar se në datë 16.09.2016, në lagjen nr 3 në Korçë, shtetasi i mësipërm i ka vjedhur biçikletën këtij të fundit. Menjëherë pas denoncimit Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasi: Anxhelino Llapanji, 19 vjeç, banues në Libonik Maliq.

Materialet  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: ?Vjedhja? parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga