LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot dhe dialogu/ Fiks Fare kap inspektoret e AKU kërkojnë lekë për të zbllokuar një aktivitet

19 Shtator 2016, 18:08, Aktualitet CNA

Tregtari i peshkut, 20 mijë lekë inspektorëve të AKU-së për zhbllokimin e aktivitetit

Siguria ushqimore ishte sërish në qendër të vëmendjes të emisionit “Fiks Fare” mbrëmjen e së hënës. Gazetarët dhe bashkëpunëtorët e Fiksit kanë dokumentuar me zë dhe figurë një tjetër rast korrupsioni, ku inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU)kërkojnë 20 mijë lekë për të zhbllokaur një aktivitet

Një tregtar peshku në qytetin e Kamzës u ka dhënë 20 mijë lekë ryshfet inspektorëve, me qëllim që ta lejonin të ushtronte aktivitetin.

Gazetarët e “Fiks Fare” mësuan se AKU-ja kishte bllokuar një dyqan peshku në zonën pranë Institutit Bujqësor në Kamzë. Më pas, tregtari kishte tentuar disa herë të zhbllokonte aktivitetin, por nuk ia kishte arritur. Përballë kësaj “barrikade”, ai iu drejtua emisionit investigativ “Fiks Fare”. Sipas tij, inspektorët e AKU-së shkonin vazhdimisht pranë dyqanit të tij dhe e mbyllnin me pretekstin e mosplotësimit të kushteve. E gjithë kjo, sipas tij, ndodhte se ata donin ryshfet, për ta lënë të qetë të punonte. Në pamundësi për të paguar ryshfetin ndaj këtyre inspektorëve, kërkoi ndihmën e “Fiks Fare”.

Pas bllokimit të aktivitetit, inspektorët i kishin lënë disa detyra për dyqanin. Tregtari plotësoi disa kushte dhe kërkonte një marrëveshje me AKU-në që të vazhdonte të shiste peshk.

Tregtari shkon fillimisht në zyrat e AKU-së në Tiranë për të takuar drejtorin. Ditën e parë, nuk arrin ta takojë. Ditën e dytë, në pritje për të takuar drejtorin, i afrohen dy inspektorë dhe bën një bisedë me ta për zhbllokimin e aktivitetit. Në këtë zyrë, ai takon tre inspektorë. Atyre u thotë se ka hequr raftin që i kishin thënë dhe çdo gjë e ka sipas ligjeve dhe rregullave. Ndërkohë, një inspektor tjetër i thotë se do ti shkojnë në biznes. Tregtari i përgjigjet se do ta sistemojë dyqanin, ta ketë “gati” kur ata të shkojnë për ta kontrolluar. Një nga insektorët e mëson si ta sistemojë. “Sistemoje kshu, pastaj prap, noj lekë po të them” i thotë ai tregtarit. Ky i fundit e pyet se sa është pagesa. Inspektori i përgjigjet se “shih e bëj sa të kesh terezi. Sa ta kesh terezinë, që edhe na ta zhbllokojmë”. Tregtari u thotë inspektorëve se “të ishte për kafe, e kisha dhënë që në fillim. Se kuptova”. Më pas, inspektori ironizon me përgjigjen e tregtarit, duke i thënë se “ku jeton, në Gjermani? Hajt se do folim”.

Më pas, inspektori i thotë gjatë bisedës se tolerime bëjnë, por kanë frikë se shumë vetë kanë shkuar në prokurori. I thotë se dyqanet e tjera të peshkut janë grirë me gjoba, që shkojnë deri në 3 milionë lekë.

Madje, një nga inspektorët i thotë tregtarit se Gjykata Administrative jo gjithmonë i fal gjobat. “Vëni ndonjë kafe, unë nuk dua fare. Vëja ndonjë kafe e dërgojmë inspektorët. Sa ta merr mëndja. S’të jap shifët fare, sa të jep dota ty. Kaq.” i thotë inspektori. Më pas, inspektori dhe tregtari, lënë një takim për të dhënë lekët.

“Fiks Fare” dokumentoi me pamje edhe takimin mes inspektorit dhe tregtarit në një kafene. Pas këtij takimi, ata takohen te parkimi i makinave. Në këtë vend, duket mjaft qartë që tregtari i jep 20 mijë lekë të reja një prej inspektorëve.

 

 

BISEDAT

 

Dita I

Tregtari i peshkut ? Për zhbllokimin e aktivitetit kam ardhur, me drejtorin (kam punë).

Roja ? Çfarë aktiviteti ke?

Tregtari i peshkut ? Peshk.

Roja ? Peshku, po prit për të vajtur tek drejtori.

*********************

Dita II

Tregtari i peshkut ? Për zhbllokimin e aktivitetit?

Roja AKU ? Ç?farë objekti keni, mish?

Tregtari i peshkut ? Peshku ?Iljaz Syrjai?.

Inspektori 1 ? Të ranë gjunjtë te keqen xhaxhi, ti një hall vjen për ditë.

 

Pasi e merr në zyrë tregtarin e peshkut, fillon bisedën

Inspektori 2 ? Hë mo, ç?bëhet?

Tregtari i peshkut ? Hajde e shif i bleva të gjitha me radh në magazinë.Hoqa raftin, e kam futur këtu që tani në magazinë. I kam futur të gjitha në rafte, të gjitha.

Inspektori 2 ? Në banjë?

Tregtari i peshkut ? E hoqa raftin që ishte tutje kështu si shul në cep, a e mban mend? Ja, sharrën se kam pasur sharr mishi.

Inspetori 2 ? Po ti pse llafos me mua këtë mo? More ti shok?

Roja ? B? me ty ka punë mo?

Inspektori ? Po.

Roja ? Mirë, ai tha drejtorin.

Tregtari i peshkut ? E kaq më than.

Roja ? E drodhi.

Tregtari i peshkut ? Unë them është bërë, ore hajde e shif.

Inspektori 2 ? Ç?farë ke?

Tregtari i peshkut ? Po këtë fletën e vërtetimit që më lat ju. Kjo është që më lat juve, atë tjetrën se kam marrë.

Inspektori 2 ? Të vij edhe ai kolegu im.

Tregtari i peshkut ? Ëëë?

Inspektori ? Të vij edhe ai kolegu im.

 

Ndërsa pret kolegun e tij, një tjetër inspektor thërret tregtarin dhe bisedon?, ku duket kur i merr edhe lekët.

Inspektori 2 ? Përse vonohesh kaq shumë? Shko ti në subjekt, autorizohu, vijmë ne.

Tregtari i peshkut ? Vini ju?

Inspektori 3 ? Do vijmë, ça të bëjmë.

Tregtari i peshkut ? Ngela edhe unë tutje-tu.

Inspetori 3 ? Ça të të them unë.

Tregtari i peshkut ? Do vonohet ë? (drejtori)

Inspektori 3 ? Do të vonohet, prandaj po të them të mos rrish 2?3 orë këtu.

Tregtari i peshkut ? Po jo ore.

Inspektori 3 ? Nuk bëhet gjë. Sistemoje?

Tregtari i peshkut ? Rafte nuk do çoj dëm unë, e kupton?

Inspektori 3 ? Sistemoje kshu, pastaj prapë, ndonjë lekë po të them.

Tregtari i peshkut ? Sa është të paktën, unë dëgjova tek mishi 500 000 lekë (të vjetra). Me një milion e hëngra unë, tani të paguaj edhe 500 000 lekëshin unë? Ku vajti ai?

Inspektori 3 ? Shif e bëj sa të kesh terezi. Sa të kesh terezinë. Që edhe ne ta zhbllokojmë.

Tregtari i peshkut ? Të ishte për kafe e kisha dhënë që në fillim. Se kisha marr vesh fare, se kuptova për Zotin.

Inspektori 3 ? Ku jeton, në Gjermani? Hajt, hajt do folim.

Tregtari i peshkut ? Të kishe fol që në fillim me gjithë atë zonjën, me gjith qejf, me gjith shpirt. Po edhe se tolerime bëjnë.

Inspetori 3 ? Mirë bëjnë, po kanë frikë mo, nga frika ta fusin. E di këtë punë, nuk është se të kam inat ty, apo duhet të gjobisë, se më bëhet qejfi. Gjoba është e rëndë edhe për mua për ta vu ty ore. Nuk është e lehtë gjoba.

Tregtari i peshkut ? Unë erdha edhe ditën e dytë për të takuar drejtorin. Drejtori kishte qenë aty. E më tha (inspektori) po të takosh drejtorin, të fusin tre milion gjobën. Unë u tremba.

Inspetori 3 ? Nuk kanë qenë goca të këqija. (inspetoret që kanë bërë akt-bllokimin e dyqanit) Nuk ke ditur të sillesh fare me to.

Inspektori 3 ? O shoku jam shtatë vetë në prokurori. Nga e hëna e deri tani. Kan ikur në prokurori duke dhënë deklarata, për këto gjëra. Nuk pjerdh më njeri, të bën ndonjë nder të vogël, po. Po, për gjëra të mëdha, nuk pjerdh as për drejtor dhe kënd tjetër. Unë për vete edhe drejtorin se dëgjoj, është drejtor. Eshtë firmë o shoku, firma ngel, letra ngel.

Tregtari i peshkut ? Në ato kushte që kisha unë në fillim e meritoja përshëmbull, vete fjala edhe gjobën edhe një kafe dakort. Tani le që dyqani është për mrekulli të Zotit. Pash një dyqan peshku.

Inspektori 3 ? Po lëri të tjerët se kanë ngrënë gjoba. Dyqanet e peshkut i kemi këputur në gjoba tre milionshe. Ti sa ke marrë një milion?

Tregtari i peshkut ? Një million.

Inspektori 3 ? Një milion?! Ti ke shpëtuar. Ti ke shpëtuar me një million. Tre milion?

Tregtari i peshkut ? Tek Gjykata Administrative falen këto, si bëjnë?

Inspektori 3 ? Edhe mund të fallen, edhe mos të falen. Zakonisht nuk falen. Vetëm nëse ka gabuar ndonjë nen, nuk besoi se ka gabuar, neni kopsitet mirë. Ai më mirë nuk ta vë gjobën fare, e nuk i hyn asaj pune.

Inspektori 3 ? Vëni ndonjë kafe, unë nuk dua fare. Venë ndonjë kafe dhe dërgojnë inspektorët. Sa ta merr mendja. S?të jap shifër fare, sa të jep dora ty. Kaq.

Tregtari i peshkut ? E ke numrin tim ti?

Inspektori 3 ? Si se kam se vij atje. Ok, ik tani.

Tregtari i peshkut ? Mirë

Inspektori 3 ? Do vijmë se sbën.

Tregtari i peshkut ? Do vini sot?

Inspektori 3 – Do vimë mo.

 

 

Lajmet e fundit nga