LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Muça udhëhoqi KMSH me urtësi e kthjelltësi

18 Shtator 2016, 09:18, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale Edi Rama ka përcjellë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kreut të KMSH-së Selim Muça, duke e vlerësuar si një drejtues të urtë e të kthjellët në mbrojtje të porosive të profetit për bashkëjetesën harmonike mes feve.

Mesazhi i kryeministrit Edi Rama në vijim:

?Selim Muça e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Musliman Shqiptar, me urtësinë e kthjelltësinë e një lideri të butë, por të vendosur, në mbrojtjen e esencës paqësore të porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipërinë tonë.

E paç siç e ke ëndërruar udhëtimin pas ndarjes nga kjo botë, miku im i respektuar Selim Muça.?

 

Lajmet e fundit nga