LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta: Muça, punoi fort për ringritjen e besimit mysliman në Shqipëri

18 Shtator 2016, 10:08, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një telegrami ngushëllimi ka përcjellë mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muçës. Meta tha se haxhi Selim Muça ishte një nga pionierët që punuan fort? e me përkushtim për ringritjen e besimit mysliman në Shqipëri. /Citynews.al

Mesazhi i kryetarit te Kuvendit Ilir Meta ne vijim:

?Me hidhërim të thellë mësova për lajmin e ndarjes nga jeta të Haxhi Selim Muçës.

Haxhi Selim Muça ishte një nga pionierët që punuan fort? e me përkushtim për ringritjen e besimit mysliman në Shqipëri. Duke nisur që nga fillimet e viteve ?90, duke vazhduar me detyrat e ndryshme që ka mbajtur në strukturën e komunitetit mysliman e deri në Kryesinë e tij si kryetar, Haxhi Selim Muça ka qenë një shembull për t?u kujtuar i punës, i fjalës dhe i besimit.

Kohët e ndryshimeve të mëdha kanë nevojë për njerëz të mëdhenj. Haxhi Selim Muça ishte një njeri që madhështinë e gjente tek besimi dhe përkushtimi në besim.

Ikja e tij ka dëshpëruar të afërmit dhe familjarët e ngushtë, miqtë e bashkëpunëtorët e tij të shumtë, ?sepse është ikja e një njeriu të mirë.

Komuniteti Mysliman, besimtarët myslimanë,por dhe miqtë e shumtë të të gjitha besimeve, do ta ndjejnë mungesën e tij.? Ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata. Ngushëllimet më të ndjera për familjarët e tij të afërt!

Lajmet e fundit nga