LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbërrin në portin e Durrësit kroçera “Seven Seas Explorer” me 746 turistë

17 Shtator 2016, 12:25, Aktualitet CNA

Sot në orën 07.30 në kalatën 5 të portit të Durrrësit u ankorua kroçera ?Seven Seas Explorer? me 746 turistë në bord.

Sipas të dhënave të agjencisë ?Intermed Shiping?, ata vijnë nga 21 vende të ndryshme të globit. 469 prej tyre janë shtetas nga SHBA, ndërsa 144 vijnë nga Britania e Madhe. Pjesa tjetër nga 1 ? 36 turistë vijnë nga Australia, Belgjika, Brazili, Kanadaja, Republika Domenikane, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Hungaria, Irlanda, Malajzia, Meksika, Hollanda, Zelanda e Re, Portugalia, Singapori, Suedia, Zvicra dhe  Venezuela.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për ankorimin e anijes dhe për mikpritjen e turistëve. Të ndarë në grupe ata pritet të vijojnë udhëtimin me autobuza drejt qyteteve të Beratit dhe Tiranës, ndërsa pjesa tjetër do të vizitojnë qendrat historike dhe arkeologjike të qytetit të Durrësit.

Kroçera ?Seven Seas Explorer? po kryen një lundrim turistik në detet Adriatik dhe Jon.

Ajo është nisur të hënën nga porti i Civittavechias (Itali) për të vijuar më pas në Amalfi, Catania, Durrës, Kotorr, Split, Ravenna, Koper, Trieste dhe Venecia.

Kroçera ?Seven Seas Explorer? ka gjatësi 224 metra dhe gjerësi 31 metra. (ATSH)

Lajmet e fundit nga