LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hashim Thaçi sponsorizon shkrime kundër Edi Ramës ?!

17 Shtator 2016, 21:52, Aktualitet CNA

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një reagim në ?Facebook?, ka akuzuar Presidentin e Kosovës, se ka sponsorizuar shkrime kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ahmeti, me këtë deklaratë, thotë se Thaçi urdhëronte këshilltarët e tij, që të shkruanin kundër takimeve të Ramës dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Statusi

?Hashim Thaçi është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbise. Ai e din që pa Serbine, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vucicin mbetet vetem i akuzuar potencial në Gjykaten Speciale.

Si nënshkrues i demarkacionit tokefales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokendares, Thaci krijon tema te tilla si kjo më poshtë ku mund të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Rames dhe takimeve me Vucicin sepse frigohet që dikush ja zene vendin tek koncesionet.

Kosova do të mbetet edhe pas Thacit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe egzistenca e tij të na le pasoja për shtetin tonë.?

Lajmet e fundit nga