Connect with Us

A është J.D. dashnorja e Olsit në FSHF!?

Aktualitet

A është J.D. dashnorja e Olsit në FSHF!?

Publikuar

-

Nje status i gazeatrit Lirim Zalla ka ndezur debatet e forta ne mediat online. Lirim Zalla ne nje status te tij ne rrjetet sociale perplasej me sekretaren e presidentit te FSHF Armand Duka.

Ne debatin e tij Zalla shkruan se “Aty rine dashnorja e Olsit, shefa sekrtoresh se do ….dhe njerezit kane frike te flasin fshihen”, shkruan Zalla.

Po kush eshte femra qe perflitet nga Zalla e cila ka qene pjese edhe e akuzave nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit pak kohe me pare deklaroi se ndrikulla e lidhjes te Armand Dukes me Edi Ramen punon ne FSHF. Nje qendrim por pa emra nga ish kryeministri.

Pra kemi nje Olsi pa mbiemer te deklaruar nga Lirim Zalla, qe ka dashnoren ne FSHF, dhe ndrikullen e miqesise Rama-Duka qe po sipas Berishes eshte ne FSHF.

Citynews verifikoi me tej disa informacione duke mesuar se shtetesja per te cilen behet fjale eshte J.D. Ajo eshte pjese e stafit te FSHF dhe ne kete institucion perflitet hapur per lidhjen e saj me Olsin. Deri ketu nuk ka asgje jo normale. Jeta e saj dhe e Olsit. Por kur akuzat shkojne ne abuzime, shfrytesim te postit dhe personave per interesa poltike dhe korruptive gjithcka ndryshon.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës zbulon “fajtorët” e keqqeverisjes/ Vetëm ai është “engjëll”

Akuza e Lirim Zalles ka qene mjaft e ashper dhe duke e lidhur me ate te Berishes pak kohe me pare dyshimet se Olsi i Zalles eshte Olsi Rama vellai i kryeministrit Edi Rama. Zalla akuzon per korrupsion dhe klientelizem ne FSHF, te njejten gje ben edhe ish-kryeministri.

Por te gjitha keto akuza shkojne pertej J.D. shtetases qe dyshohet si e lidhur me Olsi Ramen, sepse gjithçka afrohet tek akuzat per lidhjet politike dhe ndertimin e Stadiumit Qemal Stafa, apo pazaret dhe intrigat e tjera ne boten e sportit. Nje bote mjaft e piset ne Shqiperi por qe eshte jashte vemendjes te prokurorise dhe e lene ne nje cep menjane. Duke e kthyer ne institucionin e dashnoreve dhe pazareve politike./CityNEWS 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rindërtimi/ Gazment Bardhi nxjerrr bllof Ramën: Koha e mashtrimeve të tij ka mbaruar

Publikuar

-

Nga

Votat e administratës, PD nis monitorimin/ Zbulohen porositë e Bardhit për degët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe bilancit të këtij të fundit për rindërtimin në durrës.

Bardhi e cilëson rindërtimin si një ndër dështimet më të mëdha të qeverisë Rama, ndërsa thekson se nuk janë mbajtur pretimet.

Demokrati ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit dhe paralajmëron se Koha e Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar .

Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.

Më konkretisht:

Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.

Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!”, shkruan Bardhi krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi: I besoj vaksinës anti-Covid, jam pro saj

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi: I besoj vaksinës anti-Covid, jam pro saj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse i beson vaksinës anti-Covid, ndonëse ajo ka deklaruar se nuk ka besim te virusi.

Kryemadhi tha se e beson dhe është pro saj, ndërsa inkuroi të gjithë qytetarët që ta bëjnë.

Ajo theksoi në emsionin “Zonë e Lirë” se në momentin që vaksinat licensohen, nuk janë më marketing dhe sipas saj nuk përfitohet në kurriz të njerëzve.

Unë i besoj shkencës së mjekësisë dhe i besoj institucioneve, siç është FDA në SHBA dhe agjencisë për licencimin e vaksinave, agjencia europiane. Sigurisht që i besoj vaksinës, unë kur bëj thirrje për të bërë vaksinën për kancerin e qafës së mitrës, normalisht jam pro vaksinës dhe kundër bizneseve që duan të përfitojnë në kurriz të njerëzve.

Unë tashmë e kam një pak problem, pasi jam asimptomatike, sepse vaksinat janë problematike për asmiptomatikët, dhe unë e kam kaluar Covid-in si asimptomatike. Asnjë gjë nuk është. Në momentin që këto vaksina licensohen dhe nuk janë në kuadrin e marketingut, sepse që kur është regjistruar patenta e vaksinës, 4 vite para se të vinte koronavirusi”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi leksion Ramës/ Një karantinë e dytë do ishte fatale, ja si mund të shmanget

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi leksion Ramës/ Një karantinë e dytë do ishte fatale, ja si mund të shmanget

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se është kundër një karantine të dytë.

Ajo tha në emisionin ‘Zonë e Lirë’se Shqipëria është e dërrmuar nga karantina e parë dhe një karantinë e dytë do të ishtë fatale.

Mendoj që jemi të dërrmuar nga karantina e parë, jemi të dërrmuar ekonomikisht, jemi të dërrmuar psikologjikisht, jemi të dërrmuar në shëndetin mendor dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale për ekonominë, për biznesin, për arsimin e për çdo gjë tjetër. Por mendoj që duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë problematike që po kalon sot Shqipëria, por jo vetëm Shqipëria, por e theksoj për shkak të keq menaxhimit”, u shpreh ajo.

Sipas saj, zgjidhja për të shmangur karantinën e dytë është rritja e testimeve.

Karantina eliminohet totalisht nëse kemi testime në masë të të gjithë popullatës. Sepse sot është bërë një tender për të marrë gjasme disa mjete anti covid, nuk ka shpallur fituesin Ministria e Shëndetësisë, Kryeministria ka shpallur të trembëdhjetin, që është 3 herë më i shtrenjtë se ai që ka fituar tenderin për maska, dorashka e gjëra të tjera.

Kur ndërkohë këto para që s’janë gjë tjetër veçse një tender sekret që trefishohet buxheti i tij, këto para mund të ishin marrë për tamponë që të bëhej testim masiv  i popullatës, në mënyrë të tillë për të eliminuar një karantinë të dytë, e cila do të shkatërronte dhe do të dërrmonte ekonominë shqiptare, do të humbnim vende pune, do të largoheshin shqiptarët tashmë jo me avion, por nga kufiri”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE