LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia rrugore: 927 të ndëshkuar për rripin e sigurimit në 24 orë

16 Shtator 2016, 10:25, Aktualitet CNA

Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit ka ndëshkuar 927 qytetarë me masë administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit. Vijon puna nga Policia Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin me rigorozitet të nenit 170 të Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikon ky nen i Kodit Rrugor.

Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme datë 15.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.377 masa administrative. Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 4 drejtues mjeti ne gjendje te dehur. Janë pezulluar gjithsej 31 Leje Drejtimi, nga këto 4 për alkool, 16 për shpejtësi dhe 11 për shkelje të ndryshme. Janë vendosur 61 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 56 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, Si dhe 194 masa administrative per shpejtësi. Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga