LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ta thërrasë Prokuroria e Krimeve të Rënda Tahirin?

16 Shtator 2016, 11:40, Aktualitet CNA

A do ta thërrasë Prokuroria e Krimeve të Rënda ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri në lidhje me dëshminë e pilotit italian që u rrëzua dje me një avion Piper në Gotull, afër grykëderdhjes së lumit Ishëm në Durrës?

Deri tani për këtë ngjarje ka reaguar Partia Demokratike, e cila ka kërkuar që prokuroria ta ndjekë penalisht ministrin për nxjerrje të sekretit të hetimit, si një vepër penale. Sipas PD, ishte vetë ministri që ka dekonspiruar dëshminë e pilotit duke thënë se ?piloti ka nisur të rrëfejë? dhe jo gazetarët.

Pikërisht për dëshminë e dekonspiruar më herët u shoqerua në Prokurinë e Krimeve të rënda edhe gazetari Artan Hoxha, i cili pasi u pyet për më shumë se tre orë, deklaroi për mediat se bëri dëshminë e tij për të mbrojtur burimet.

Ndërkohë burime i thanë Citynews se Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të thirret në prokurori vetëm pas ekspertizës së telefonave dhe tabulateve të gazetarit Hoxha. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga