LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj i G99 dhe Rilindjes/ Tendera me 99.99%

15 Shtator 2016, 09:29, Aktualitet CNA

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Erion Veliaj i G99 dhe Rilindjes nuk mund të rinte larg dhe jashtë tenderave me 99.99% të vlerës ose me 99.99999%.

Kryebashkiaku i Tiranës është njeriu rekord i tenderave në këto pak muaj dhe rekordet ai i referon edhe me vlerat e tenderave që zhvillohen nga institucionet në varësi të tij.

Ujsjellës Kanalizime Tiranë, është institucioni që zë fundi ka tenderuar vlerat rreth 700 milionë lekë të vjetra dhe ka kursyer vetëm 1.7 milionë lekë të vjetra në dy prokurime.

Ujësjellësin Veliaj mund ta quajë edhe sh.a siç ajo ka formën ligjore, por Këshillin e këtij institucioni e ka vendosur vetë ai nepërmjet mazhorancës në Këshillin Bashkak, më pas edhe emërimin e drejtorit të ri dhe shkarkimin e ish- drejtorit që ishte njeriu i Koço Kokëdhimës, që iku me vetëm pak muaj në detyrë.

Ti rikthemi tenderave.  Një tender është Objekti i kontratës: ?Reabilitim rrjeti kanalizimi në rrugën ?Don Bosko? (duke përfshirë rrugën ?Egnatia?). Fondi limit: 25,382,378 (njëzet e pesë milion e treqind e tetëdhjetë e dy mijë e treqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH. Vlera totale e kontratës: 24,784,768 (njëzetë e katër milion e shtatëqind e tetëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH.

Pra në 253 milionë lekë të vjetra Veliaj ka kursyer vetëm 600 mijë lekë të vjetra. Ky tender është fituar me vlerën 99.9999999%. Rekord nga më kryesorët e botuar në historikun e Buletineve të APP.

Një tjetër tender është, Objekti i kontratës: ?Rikonstruksioni i dy linjave të qendrës (Nga rruga Todi Shkurti deri te Pedonalja)? Loti II nga piketa ?17? deri te piketa ?33? Fondi limit: 55,613,884 (pesëdhjetë e pesë milion e gjashtëqind e trembëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e katër) lekë pa TVSH. Vlera totale e kontratës: 54,557,097 (pesëdhjetë e katër milion e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e nëntëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH.

Pra në 556 milionë lekë të vjetra Veliaj ka kursyer vetëm 1.1 milionë lekë të vjetra. Një tjetër tender ky ku fituesi shpallet me 9.999% të fondit limit.

Këto janë dy nga tenderat të cilat po Rilindin edhe Bashkinë e Tiranës dhe po kthjnë këtë institucion në Bashkinë e 99.99%. ?Uria? e Veliajt dhe stafit të tij nuk ndalen. Duhen lekë për fushatën e cila po afron./ CityNEWS

Lajmet e fundit nga