Connect with Us

PD: Pr.ligji për SPAK/ Ekzekutivi mund të ndërhyjë në mënyrë të pakontrolluar në emërime

Aktualitet

PD: Pr.ligji për SPAK/ Ekzekutivi mund të ndërhyjë në mënyrë të pakontrolluar në emërime

Publikuar

-

PD përmes një dokumenti prej 31 faqesh jep opinionin e saj për projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” si një nga ligjet më të rëndësishme zbatuese të Amendamenteve Kushtetuese të Reformës në Drejtësi.

Sipas PD: “Projektligji i jep mundësi pushtetit ekzekutiv ose organeve nën varësinë apo ndikimin e tij (ILDKPKI, DSIK), që të pengojnë/ndërhyjnë në mënyrë të pakontrolluar dhe disproporcionale, në përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatave/Prokurorive të Posacme, hetuesve të Njësisë së Posacme Hetimore, si dhe punonjësve të tjerë të këtyre organeve kushtetuese”.

Ky pr/ligj ka qëllim përcaktimin e rregullave mbi organizimin dhe funksionimin e tre institucioneve të reja të krijuara sipas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus dhe konkretisht (i) gjykatave të posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; (ii) prokurorisë së posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; si dhe (iii) njësisë së posacme hetimore.

Në dokumentin e PD thuhet: “Respektimi i plotë i dipozitave të Kushtetutës dhe Opinioneve të Komisonit të Venecias, si organizimi i vetëm kompetent dhe garant për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare të organizimit të sistemit të drejtësisë, është më shumë se kurrë e rëndësishme”

PD thotë se përmbajtja e projektligjit, paraqet një sërë cështjesh që janë hartuar në mënyrë të paqartë dhe në kundërshtim me teknikën e hartimit të ligjeve, cka mund të krijonte probleme gjatë zbatimit.

LEXO EDHE:  “Qeveria la në mes lumin e Vlorës”/ PD: U shkel kushtetuta, nuk u negociuan kushtet e borxhit

“Për këtë qëllim, shprehim qëndrimin tonë se cilësia e ligjit dhe funksionaliteti i zgjidhjeve teknike apo organizative të orfuara prej tij, është përgjegjësi e hartuesve dhe mazhorancës aktuale parlamentare, që pa arsye dhe me kokëfortësi, ka treguar se nuk është e interesuar për të vlerësuar me seriozitet kontributin konstruktiv të opozitës në këtë drejtim”

Pëlqimi i institucioneve të kontrolluara nga ekzekutivi si conditio sine qua non për emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve, apo punonjësve të tjerë të Gjykatave të Posacme dhe të SPAK minon haptazi pavarësinë dhe mosndikimin që kjo strukturë duhet të ketë si prerogativë të ekzistencës së saj, sipas nenit 135 dhe 148 të Kushtetutës. Për këtë arsye, propozojmë që kontrolli i integritetit të zyrtarëve të këtyre strukturave të bëhet nga një Komision Ad Hoc, me përbërje prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të NJPH. Për një periudhë tranzitore, kontrolli i integritetit përpara emërimit për gjyqtarët dhe prokurorët të bëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit kushtetues të rivlerësimit. Sigurisht që Komisioni Ad Hoc do të ketë të drejtë të marrë infomacioni nga institucionet e treta lidhur me pasurinë dhe figurën, por vlerësimin e këtyre të dhënave duhet ta bëjë pikërisht ky komision i pavarur Ad Hoc. /Citynews.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

LEXO EDHE:  “Qeveria la në mes lumin e Vlorës”/ PD: U shkel kushtetuta, nuk u negociuan kushtet e borxhit

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Anëtari i Këshillit të PD shuplakë Bashës/ E vdiqe përfundimisht debatin në parti

LEXO EDHE:  Elisa Spiropali bëri 5 milionë euro për një vit/ Barazon krimet me arratisjen nga Ramiz Alia

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  “PD flet me ëndrra dhe mashtrime”/ Spiropali tregon ndryshimin e vendit gjatë mandatit të tretë

LEXO EDHE:  “Qeveria la në mes lumin e Vlorës”/ PD: U shkel kushtetuta, nuk u negociuan kushtet e borxhit

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE