LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani: Blerje vote? Nuk e përjashtoj fare

15 Shtator 2016, 07:04, Aktualitet CNA

Ministri Manjani ka folur edhe për blerjen evotave në Dibër. Nëse ka patur apo jo blerje votash në Dibër Manjani tha se nuk mund ta përjashtojë.

?Nuk e përjashtoj fare. E besoj se dhe mund të ketë pasur. Kjo duhet hetuar dhe nxjerrë në shesh. Sentenca ime si Ylli Manjani edhe kur nuk meresha me politikë edhe tani: Ai, ajo që ofron para për të blerë votën është i pafytyrë. Por ai ose ajo që e shet votën është faqezi. Sepse demokracia fillon te vota?, theksoi ai.

?Për dy fenomene që kanë ndodhur në historinë e zgjedhjeve. Në rastin e Dibrës, Dibra ka votuar qeverinë me të njëjtën shumicë, 60% PD , futi në borxhe dhe PD po nuk e jutifikoi. Dhe kjo është ndoshta arsyeja se pse zhgënjehen kaq shumë njerëzit dhe shkojnë tek partia tjetër. Kjo është mençuria e dibranëve: të jep shansin?, tha Manjani.

Ministri tha se ky fenomen ka egzistuar dhe do të vijojë. ?Nuk dua të komentoj. Fenomeni i blerjes së votave nuk ka lindur në Dibër dhe nuk do vdesë atje. Është në të gjithë Shqipërinë. Edhe kur humbte PS, dhe PD bënte zgjedhje të tilla, ishte po i njëjti argument që votat u blenë. Rastet e denoncuara duhen hetuar. Prokuroria duhet t?i hetojë. Kushdo që të ketë nxjerrë para për të blerë votën duhet ndëshkuar. Ashtu si na takon ne të marrim vendime politike sa kemi vendos si LSI që duhet t?i marrim. Kemi vendos në statusin tonë që për zgjedhjet e ardhshme do të jemi realisht me filtra të forte?. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga