LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makinat e OSHEE transportojnë drogën në katër anët e Shqipërisë

15 Shtator 2016, 13:17, Aktualitet CNA

Në fjalën e tij në sallën e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin e lidhjes së kryeministri Rama me kanabisin. Sipas Berishës, droga kontrollohet nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

Gjatë fjalës në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha tha se droga transportohet nëpër Shqipëri me makinat e OSHEE-së.

?Pse do të merremi ne me fshatarin e thjeshtë që mashtrohet ?! A e dini ju sesi ka një njeri më të afërt se këmishën në vjedhje? Ardian Çela quhet, ai terroristi i OSHEE. A e dini se makinat e OSHEE e transportojnë në katër anët e Shqipërisë drogën? A e dini ju? A e dini se drogën e Kurveleshit e lëviz Saimir Tahiri? Sa drogë mendoni ju se është mbjellë në Shqipëri? Të paktën 20 milionë rrënjë. Minimumi. Po, po sot, Shqipëria, a e dini ju sa sms i ka dërguar Ymer Lalës ky zotëria? Le të thotë vetë ai po deshi që s?i ka dërguar. I kontrollojnë shërbimet partnere të gjitha. Kjo ju djeg juve. Le ta mohojë pot ë dojë e të thotë se s?më ka dërguar asnjë mesazh dhe unë do të jap përmbajtjet e tyre pastaj?, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga