LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet në flagrancë 1 person, i gjenden drogë dhe armë

15 Shtator 2016, 09:17, Aktualitet CNA

Me datë 14.09.2016, në vijim të planit operacional për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve dhe  vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar,  nga Seksioni për narkotikët në D.V.P. Lezhë, u  arrestua në flagrancë shtetasi Koljant Ndoka, 23 vjeç,  banues në Gjader – Lezhë.
Gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij  i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves material 533 gram lëndë e dyshuar narkotike, 87 fishekë model 65, 17 fishekë model 54
Gjithashtu në një parcelë  i’u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 200 bimë të dyshuara narkotike , ku dyshohet të jenë kultivuar nga ky shtetas .
Veprat penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ” “Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga nenet 278/2, 283/1 dhe 284/a të Kodit Penal. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga