LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peleshi: Narrativa për të rinjtë, arma për të luftuar ekstremizmin

14 Shtator 2016, 09:12, Aktualitet CNA

“Narrativa është arma e fortë për të luftuar ekstremizmin dhe dhunshëm dhe terrorizmin”. Këtë deklaratë numri dy i qeverisë Niko Peleshi e bëri gjatë konferencës ?Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm?.

?Në disa shkolla të vendit do të fillojë zbatimi i një projekt pilot për bashkëjetesën fetare, por edhe përgatitjen e të rinjve për të përballuar presionet ekstremiste. Sfida e madhe është që ta konkurrojmë ofertën e errët ekstremiste me ofertën tonë të re të arsimit porfesional. Pra narrativa për të rinjtë, ajo është arma më e fortë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Ne duhet t?i ofrojmë çdo të riu axhendën, për ditën muajin, vitin dhe jetën. Pra t?i ofrojmë një narrativë për të ardhmen.  Gratë përbëjnë kategorinë që varet suksesi i këtij ballafaqimi ato ashtu si dhe mësuesit kanë rol vendimtar në edukimin e brezit të ri dhe mbajtjen e të rinjve larg ekstremizmit?, nënvizoi zv.kryeministri Niko Peleshi.

Peleshi theksoi se laiciteti i shkollës nuk duhet kuptuar si tabu ndaj fesë. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga