LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koordinatorët e Bashës, dështim me sukses

14 Shtator 2016, 16:54, Aktualitet CNA

Një grup që u shpalos si risia e opozitës. Koordinatorët e Bashës që ishin një kopje e shëmtuar e KOP-it të Berishës. Ky i fundit solli PD-në në pushtet, ose ishte një nga shtysat kryesore, koordinatorët e Bashës duket të jenë thjesht një vrimë në ujë.

Disa ishin ?qoka?, disa rekomandime, disa kanë shkollë, por duan pushtet jo kontribut politik dhe të shpalosin vlera. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për çupën e Fahriut që shkëlqen në listë apo ndonjë të rekomanduar se bën të tjera punë kur vjen në Tiranë me ndonjë sekretar PD-je, jo aspak. Në shumicën e tij grupi është jo funksional dhe ska sjellë asgjë të re tek PD-ja, jo më ta këshillojnë Bashën për punën e tij.

Ka disa përjashtime tek tuk, ndonjë në këshill bashkiak të Tiranës, ndonjë flet ndonjëherë në rrjetet soiciale, ndonjë tjetër me vlerat e tij të mëdha ?intelektuale? refuzon të flasë fare, shumica e tyre thjesht nuk ekzistojnë.

Nuk ka vend për përgjithësim por në shumicën e tij grupi i korrdinatorëve të Lulzim Bashës është jo funksional, i pavlerë dhe nuk i ka sjellë asnjë pozitive Partisë Demokratike, përjashtojmë ndonjë konferencë për shtyp, apo status në facebook.

Kërta janë korrdinatorët e Bashës, lexojini emrat dhe vlerësojini, sa herë ka folur dhe është aktivizuar sejcili prej tyre, sa debate ka përballuar, sa ide dhe angazhime qytetare apo në mbrotje të publikut ka pasur, çfarë çështje dhe tema kanë shtruar në PD, sa platforma kanë zhvilluar. Fatkeqësisht asnjë, thjesht asgje, përfundimisht një zero me bisht./Citynews

Ja lista:

Akil          Kraja

Dritan     Shano

Albana    Cenollari

Reila        Bozdo

Valbona   Karapici

Gezim      Pani

Besart      Kadia

Blerta       Zilja

Merlinda  Hoco

Lediana    Fratari

Julian          Deda

Arbi             Agalliu

Ardian         Isufi

Fatbardh    Sallaku

Anita           Gumeni

Henris        Balliu

Sorina         Koti

Dritan         Hoti

Mateo         Spaho

Argyrina    Jubani

 

 

 

Lajmet e fundit nga