Connect with Us

Dibra si humbje e Lulzim Bashës/ A mund ta kthejë në fitore?

Aktualitet

Dibra si humbje e Lulzim Bashës/ A mund ta kthejë në fitore?

Publikuar

-

Dibra ishte një garë e humbur në mënyrë katastrofike. Një garë ku i humburi i madh është vetë kreu demokrat Lulzim Basha, i cili e personalizoi fushatën dhe zhvilloi një betejë për tu kthyer triumfator në Tiranë, fatkeqësisht u kthye i humbur turpshëm.

Por duke analizuar faktet dhe duke pranuar gjithçka jep Basha si argument justifikimi detajet janë ato që vërte bëjnë diferencën.

Kandidati i PD ishte i shkëlqyer, Basha dhe një ushtri e madhe nga Tirana shkoi të bllokonte manipulimet dhe blerjet për dy javë. PD e izoloi kundërshtarin, në fund rezultoi një katastrofë në kuti. Por pse ndodhi kjo?

Së pari Lulzim Basha është ndoshta i vemi komnadant që nuk i përgjigjet ushtria. Së dyti midis tij dhe ushtrisë ka disa kaptera që në fakt mund të quhen pinokë të paaftë. Jënë  kllounat dhe servilat e oborrit që i vendosi vetë në sekretariate dhe drejtim.

Këta janë ata që janë në terren dhe nuk njohin realitetin. Janë ata që mashtrojnë Bashën dhe i mbushnin mendjen se do fitonte me 5 mijë vota, kur PD në Dibër kishte 3 klanë që përplasnin briret, kur PD në Dibër vetëm 3 vite më parë kishte manipuluar votat në favor të Bashës, kur 1 vit më parë ishte shkarkuar kryetar dhe baza ishte lëmsh, kur PD në Dibër nuk pranonte më kapterat e Bashës që shkonin nga Tirana e bënin komandantin, kur në Dibër, Shehu dhe Basha bënë një fushatë për gjithë Shqipërinë, hakmarrja dibrane ishte e pamëshirshme. Me shit-blerje ose jo.

Reflektim?

Por humbja tani ka nevojë për diçka tjetër, ka nevojë për reflektimin e Bashës. Reflektim që kreu demokrat nuk e bëri pas katastrofës të zgjedhjeve lokale me gafën e tij fatale duke mos qenë pjesë e reformës administrative.

Është momenti që Basha ta ktheje në fitore për demokratët atë humbje, ta lexojë qartë pa qetësi dhe pa dashuri. Të reagojë sa ende nuk është vonë.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha pazar me Veliajn për kullat e betonit në Tiranë

Faktet i ka në dorë, PD është një parti e shpartalluar ka 2 vjet nuk mbyll dot riorganizimin. Nga Saranda në Tropojë, klanet përplasën, kryetarët e degëve dëbojnë demokratë, ish-drejtorat hajdutë që mbështetën Bashën, janë në krye kudo. Organizimi dhe sekretariatet janë totalisht jo funksionalë nga qendra në bazë.

Largimi i menjëhershëm i Enno Bozdos, Farbardh Kadilit, Salianjëve me soj e sorrollop nga elita e partisë duke kryer një rivotim të kryesisë dhe rikonfigurim të saj do ishte minimumi. Futja e PD-së në zgjedhje në të gjitha degët të cilat nuk u ndërhy për qoka e pazare, proces që duhet të mbyllet brenda 2 muajve.

Zgjedhja me votë e krerëve të departamenteve dhe vendosja në funksion e tyre.

Zgjedhjet e LDG dhe ristrukturim i seekretariateve në degët e partisë, janë disa hapa që Basha duhet ti kryejë duke vlerësuar kontributet dhe cilësitë e të gjithëve, jo sipas raportit bythlëpirja më e gjatë, por sipas meritokracisë.

Një sektor organizimi me profesionistë dhe jo me minj falsifikatorë.

Departamente funksionale.

Le pastaj të mos flasim për koordinatorët që janë qershi të kalbura që nuk vlejnë as për reçel. Përjashto ndonjë humorist që bën si politikan në rrjetet sociale.

Kthimi i PD-së tek demokratët dhe largimi i çdo pazarxhiu dhe komunisti modern të futur në sqetull. Dalja në bazë dhe takimi me strukturat dhe qytetarët.

Shkallmimi përfundimisht i klaneve pranë të drejtuara nga Pollarë, apo palaço publikë të llojit Këndezi (Farmi Balliu), spastrimi dhe çlirimi i PD nga kapja e oligarkëve si UET, janë pak por këto mund ti shërbejnë Bashës që katastrofën e Dibres ta ktheje në fitore për PD-në dhe demokratët./Elvi FUNDO-Shkruar per Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. tradita

    13 Shtator, 2016 at 6:14 pm

    Nese Pd do te fitonte ne Diber do te ishte Bashkia e pare q edo te fitoje ne zgjedhjet e pjeseshme lokale nga nje opozite. Per kete ka ahume sattistika. Te gjithe treguesit ishin se opozita do te fitonte. Kjo e ben edhe me te dukshme blerjen e votes nga Mazhoranca. Kete donte te provonte opozita. Qe me kete qeveri blihen dhe vidhen votat. Po cfare i duhej fitorja ne keto kushte. tashme ka shume prova qe ajo nuk duhet te hyje ne zgjedhje me kete qeveri.
    Te deklaroj eboterisht qe nuk njeh asnje pale zgjedhje qe fitohet me blerjen e nje vote. kjo duhet. Pasatj Pd. si opozite serioze deh altaernativeushtei e mori seriozisht Dibren. Kjo ishte ne nderin e saj. A u shit vota. Kjo tashm eeshte e provuar. kaq. Opozite e dhunshme nuk ka cfare i duhet askujt.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Protestat e janarit/ Basha takim me vlonjatët

LEXO EDHE:  Enno Bozdo shpërthen kundër Bashës/Jep dorëheqjen!

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Si PD po ndikon për pafajësinë e Saimir Tahirit

LEXO EDHE:  Lulzim Basha pazar me Veliajn për kullat e betonit në Tiranë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: