LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet-Shqipëria, dhjetra ton hashash dhe dhjetra kuintalë kokainë/ Ja si trafikohet

11 Shtator 2016, 13:51, Aktualitet CNA

Bandat e strukturuara kriminale shqiptare duke shfrytëzuar faktin që viti 2013 ishte vit elektoral arritën të kultivojnë sasi rekord kanabis në Lazarat si edhe të krijojnë plantacionet e para modeste (maksimumi 2000-25000 rrënjë) në Dukagjin dhe në fshatra të tilla të Vlorës si Kallarati, Kuci apo Bolena, në Kurvelesh si psh. në Progonat, Gusmar etj. Po në vitin 2013 shqiptarët u trimëruan dhe filluan të trafikojnë kokainë nga Holanda, Spanja e më pak nga Hamburgu në sasi të konsiderueshme për kohën (50-60 Kg).
Dhjetra ton kanabis!
Në vitin 2014 ?Rilindja? pasi preu në besë oficerin e lartë të policisë Sokol Bizhga dhe 2 nga baronët e drogës së Lazaratit e zhduku nga harta Lazaratin si vend kultivimi të kanabisit. Një operacion i tillë ishte me të vërtet një sukses i papaprë, sukses ky që u amplifikua nga makina e shkëlqyer e agjit-propit të ?Rilindjes? në bashkëpunim me segmente naïve apo mercenare të mediave të huaja.

Pas 2 vitesh nga operacioni ?Lazarati? mund të themi se sasia e kanabisit, që kultivohet në të katër cepat e Shqipërisë mbi 16 milionë bimë sipas ?kanarinave? italiane, që mbikqyrin Shqipërinë nga ajri, tejkalon me 8-9 herë maksimumin e ?prodhimit? të Lazaratit të viti 2013! Organet ligjzbatuese italiane kanë kapur ngarkesa me kanabis të transportuara me vetura, furgonë, kontejnerë, trajlera, gomone e deri me motora uji. Fatkeqësisht për shkak të sherreve ndër institucionale italianët nuk kapën dot këtë verë asnjë avion të ?Narcotics Airlines? të sapo bashkuar me kompaninë ?Daesh Airëays? qoftë të ngarkuar vetëm me kanabis, qoftë me ngarkesë mikse d.m.th kanabis + droga të klasit A apo kanabis + armë, municione e lëndë plasëse apo edhe kanabis + pasagjer VIP. Vetëm gjatë 10 ditëve të para të shtatorit italianët kanë kapur 6 ton kanabis shqiptar, shtoji kësaj dhe thuajse një ton kanabis të kapur nga policia e lodhur greke dhe mund të krijosh një tabllo të përafërt të sasisë të stërmadhe të kanabisit të prodhuar në 2016 në Shqipëri. Kur në fillim të sezonit të korrje-magazinimit vetëm italianët dhe grekët kapin 7 ton kanabis sa mund të jetë vallë prodhimi vjetor i gjithë Shqipërisë?! Sa dhjetëra ton nga ky kanabis do arrijë tregjet europiane pavarësisht nga mega sekuestrimet e bëra në vendet e BE-së dhe nga polica jonë këtu në Shqipëri? Sa ton kanabis do shkojë në Turqi për tu shkëmbyer me sa kuintalë heroinë nën mbrojtjen e segmenteve të devijuara të MIT-it dhe xhandarmërisë turke?!

Dhjetra kuintalë kokainë!
Në shtator 2014 DEA amerikane duke mos u besuar agjensive ligjzbatuese shqiptare në bashkëpunim me doganën e ?Gospodarit? Gjukanovic të Malit të Zi sekuestroi në një kontejner me ngarkesë legjitime bananesh një sasi prej 250 Kg. kokainë puro të tranzituar nga Ekuadori në drejtim të një kompanie shqiptare me magazina e regjistrim në Fier. Në këtë kontekst kujtojmë që në periudhën e tranzicionit elektoral të verës 2013 në Durrës po ashtu arriti nga Amerika Latine edhe një sasi prej 400 Kg. kokaine, që nuk u interceptua dot as nga amerikanët as edhe nga policia halleshumë shqiptare. Gjatë këtyre dy viteve italianët herë pas here kapën në Portin e Gioa Tauro-s (sidomos nga janari 2016 e në vazhdim) sasi kokaine prej disa dhjetra kile deri në 1, 9 kuintalë me destinacion Durrësin. Po ashtu u kapën korierë shqiptarë të ardhur nga Holanda në rrugë tokësore me sasi kokaine nga 20-96 KG. Italianët me aq sa mundën e goditën kokainën e bandave shqiptare edhe kur vinte tranzit në Gioia Tauro direkt nga Ekuadori nën ngarkesa legjitime bananesh edhe kur vinte nga Amsterdami apo Roterdami. Fillimi i gushtit 2016 shenjoi një periudhë të zymtë për trafikantët shqiptarë të kokainës. Ngarkesat e tyre u goditën në Amsterdam të Holandës si edhe në Portin Santo afër Sao Paolos në Brazil.

Në Holandë u kapën në zonën e Amsterdamit mbi 200 Kg kokainë e pastër dhe në dy baza të bandave shqiptare u sekuestruan mbi 4 milion euro të thata. Në gusht dhe në javën e parë të shtatorit u arrestuan rreth 60 shqiptarë e një ?argat? i tyre rumun. Krahas 200 Kg. të kokainës së shtatorit, javën e parë të gushtit policia holandeze i kapi bandave shqiptare një sasi modeste prej vetëm 60 Kg. kokaine të pastër.

Kokainë nga Brazili dhe ?Daesh Connection?
Javën e parë të shtatorit policia braziliane kapi 6 kuintalë kokainë në një kontejner me sheqer i eksportuar nga kompania braziliane ?GOIASA?. Normalisht lind pyetja cila është vallë ajo kompani shqiptare,që importon sheqer të eksportuar nga kjo firma braziliane ?GOIASA??! ( Shiko linkun: ttp://www.organic-bio.com/en/company/13220-GOIASA/ ) Një kapje tillë kokaine është problematike jo vetëm për shkak të sasisë relativisht të madhe (por jo rekord të drogës), por edhe për një përzjerje të terroristëve me trafikantët e kokainës.
Pasi goditjet a koalicionit anti ISIS vranë shumë drejtues të rangut të mesëm arabë, cecenë e ingushë, elementët shqiptarë në rradhët e DAESH-it u ngritën në gradë e në detyrë. Ata duke shfrytëzuar kontaktet me elementë islamikë radikalë si edhe me eksponentë të krimit të organizuar shqiptar në Bolivi (janë dokumentuar telefonata nga Turqia drej La Pazit që në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015) projektuan dhe filluan të zbatojnë një rrugë të re për finacimin e fushatëss ë terrorit të ISIS-it-trafikun e kokainës. Bandat e strukturuara kriminale shqiptare kishin potencial financiar për të blerë maksimumi 1, 5 ton kokainë me cmim shumice dhe nëse furnitorët bolivianë (jo më ekuadorianë si në vitet 2014-2015) garantonin sasi të tilla kokaine me cmim të arësyeshëm një përqindje e vogël e fituar nga shitja me shumicë deri në 50 Kg. partija e mallit do tu jepej operativëve të Daesh-it për të financuar veprimtarinë e tyre. Fatkeqësisht nivele të larta të ISIS-it urdhëruan ndërrimin e destinacionit për sasisënë prej 600 Kg. Ajo nuk do eksportohej nga porti Brazilian i Santos, tranzit ne Gioia Tauro për në Durrës, por do dërgohej në Tunizi nga Gioia Tauro me pritës të ngarkesës legjitime të sheqerit nnjë firmë të vogël tuniziane. Eksponentët shqiptarë të Daesh-it për shkak se kishte nevojë urgjente për para në zonën e Magrebit vendosën t?i lenë me gisht në gojë patriotët e tyre shqiptarë sipas formulës vëllai në fe (tunizianët) është më i afërt se vëllai i gjakut. Policia braziliane e informuar paraprakisht për këtë megatrafik e zbuloi kontejnerin me 600 Kg.kokainë në zonën fiskale të portit në fjalë. Pas kësaj një tjetër kontejner me një sasi të stërmadhe prej 15 kuintalësh kokainë u kap po në Portin Santo. Destinacioni kësaj rradhe ishte Porti belg i Anversës. Bandat shqiptare do ta merrnin kokainën në Anversë nëpërmejt metodës së ?shqyerjes-rip off? të huazuar nga veprimtaria e Ndragetës italiane në Portin e Gioia Tauro-s. Nuk dihet, nëse kjo sasi e stërmadhe kokaine do të shpërndahej nga Belgjika drejt tregjeve europiane apo do të dërgohej fillimisht në Shqipëri për tu shpërndarë më pas në këto tregje europiane në sasi nga disa kile në disa dhjetra kile për cdo korrier droge. Po ashtu nuk dihet, nëse sasi qoftë edhe të vogla të parave të fituara nga ky trafik kokaine do t?u kaloheshin celulave të ISIS-it në Belgjikë.

Koincidencë apo?
Tre vite të qeverisë së ?Rilindjes? cuan në menaxhimin nga bandat kriminale shqiptare të sasive prej dhjetra tonësh kanabis mekapje nga italianët të sasive rekord me një herë te vetme deri në 4 ton dhe të sasive prej dhjetra kuintalësh kokainë me kapje rekord në një herë te vetme deri në 15 kuintalë kokainë si rasti në Portin Santo të Brazilit. Personalisht besoj se kemi të bëjmë me koincidencë dhe asgjë më shumë. Ndonëse rilindas në nivel drejtori tëe përgjithshëm, deputeti, ministri e mëtej si edhe djem e vajza të tyre janë përdorues kokaine, deri më sot nuk ka asnjë provë të qenësishme, që t?i lidhë këta ?Rilindas? me trafikun e kokainës dhe kanabisit pa folur me të ashtuquajturën ?Daesh Connection?! Lus Zotin, që të mos jem gabuar në këtë besim timin personal se ?rilindas? me grada të larta janë thjesht përdorues kokaine jo trafikantë në sasi dhjetra kuintalësh./GJERGJ THANASI-Citynews

 

Linku per 1, 5 ton kokaine

http://g1.globo.com/sp/santos-regiao/noticia/2016/09/receita-federal-acha-15-t-de-cocaina-em-conteineres-no-porto-de-santos.html

Linku per 600 kg kokkaine nga brazili

http://g1.globo.com/sp/santos-regiao/noticia/2016/09/operacao-contra-o-trafico-apreende-600-kg-de-cocaina-no-porto-de-santos.html

Linku per 200 kg kokaine dhe 1, 4 milion euro

http://www.parool.nl/amsterdam/de-stad-is-speelplaats-van-diepgewortelde-albanese-drugsbendes~a4373840/

Linku per 3 milion euro + 200 kg kokaine i permendur edhe te linku tjeter

http://nieuws.tpo.nl/2016/09/10/bergen-cash-wapens-en-drugs-amsterdam-overspoeld-albanese-criminelen/

Lajmet e fundit nga