LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Astrit PATOZI/SHQIPERIA, SI DEKOR PER SELFIET E EDI RAMES

8 Shtator 2016, 18:29, Aktualitet CNA

Në fakt, nuk jam anëtar i komisionit të Veprimtarive Prodhuese, por kjo nuk besoj se është pengesë për të qenë i ndjeshëm ndaj mjedisit. E megjithatë, unë po e them që në fillim se nuk e kam lexuar dhe nuk kam marrë pjesë në diskutimin e këtij projektligji, që po trajtohet sot.
Nga ana tjetër, është jashtë cdo dyshimi që unë, dhe besoj edhe shumë kolegë të mi të Partisë Demokratike, jemi adhurues të natyrës dhe sidomos të asaj shqiptare. Por edhe pse të gjithë këto janë të vërteta, dhe normalisht unë duhet të deklarohesha pro këtij projekligji, me duhet të shprehem për të kundërtën sot. Do t?jua shpjegoj më poshtë përse.
Sepse unë mendoj që Shqipëria nuk ka nevojë të aderojë në konventën europiane të peisazheve, sa kohë që të ketë Edi Ramën kryeministër. Sepse ai është kryepesazhisti ynë, i cili nuk na le të gabojmë, qoftë edhe një vijë, e jo më një ngjyrë, në dekorin e natyrës kombëtare, sa herë që i duhet kur bën selfie dhe i shpërndan ato për mediat vendase dhe të huaja.
Sepse atë e kemi njësoj si Sali Protopapën tek ai filmi i dikurshëm i realizmit socialist, që na mbron nga të gjitha të këqijat, dhe për pasojë, na e shton bollëkun dhe begatinë, qoftë edhe vetëm duke na treguar një Shqipëri më të bukur në fotografi, video apo edhe fjalimet e veta këtu në parlament. Edhe e sotmja nuk bën përjashtim, pavarësisht se foli kryesisht për arsmin. Por edhe shkollat dhe universitetet mund të shërbejnë për ta përmrësuar peisazhin kombëtar të selfieve.
Shqipëria nuk ka nevojë të rreshtohet me të gjitha vendet e tjera europiane, ne raport me pesazhin dhe mjedisin, të cilat edhe pse me traditë të lashtë apo shumë të vjetër demokratike, nuk e kanë kurrësesi një kryeministër si ky i yni. I cili merr përsipër të ngjrosë dhe vizatojë jo vetëm zyrën e vet apo të atyre që i bëjnë fresk, cdo godinë qeveritare, apo cdo projekt qëndror apo lokal, që mban vulën apo pret firmën e ?Rilindjes?, që të financohet. Por duke tejkaluar cdo përfytyrim, e kemi të pranishëm edhe tek vijat, ngjyrat dhe volumet e godinave dhe projekteve të sipërmarrjes private, që natyrisht janë ngritur dhe do të vijojnë të ngrihen në kohën e mbretërimit të tij. Sepse njerëzit do të punojnë, pavarësisht në e kanë të sëmurë apo të shëndoshë kryeministrin, dhe kjo nuk vlen vetëm për Shqipërinë.
Ndaj mos u cudisni kur t?ju thonë se ai nuk i ka dhënë dorën e fundit projektit të kullës së famshme dhe aq shumë të debatuar të Korcës apo ka vendosur për ngjyrat e ndezura të godinave në sheshin e ?rilindur? të Lushnjës, por është bashkautor edhe për formën dhe përmbajtjen e një hoteli apo rezorti turistik privat. Sepse që nga koha e pallatit me shigjeta fantazia dhe kreativiteti i tij kanë shkuar shumë larg, sa nuk është cudi që të guxojë të na përcaktojë edhe mobilimin e brendshëm të shtëpive tona. Natyrisht, po e lamë me gjatë që ta ketë edhe këtë mundësi.
Dhe kjo e bën Shqipërinë padyshim një rast unikal në botë, ndaj unë mendoj se asaj nuk i duhet që të aderojë në Konventën Europiane të pesazhit, sa kohë që të ketë Edi Ramën kryeministër.
Por gjykoj se ka edhe një arsye tjetër, që është po kaq e rëndësishme, sa e para, që na bën ne të ndryshëm nga të gjithë europianët e tjert. Sepse, nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria në ndryshim nga i gjithë kontinenti dhe ndoshta i gjithë planeti ka marrë një hov të paparë në tjetërsimin e peisazhit të vet.
Të gjithë e dimë se gjelbërimi është sfida cdo qeverie dhe cdo ambjentalisti në botë. Madje ajo mbetet e tillë edhe në Finlandë apo Suedi, ku raporti i njeriut me pyllit, konsiderohet gati në harmoni perfekte. Por sado drunj të mos presin dhe sado pemë të reja të mbjellin finlandezët dhe suedezët, ata nuk mund t?i gjelbërojnë dot vendet e tyre më shumë sesa e kemi bërë ne në këto tre vite. Dhe natyrisht që kjo meritë i takon kryepeisazhistit tonë, kryeministrit Edi Rama, pavarëisht se ai vetë, as nuk mbjell dhe, as nuk korr bimë të gjelbra. Por është jashtë cdo dyshimi se ai është arkitekti i këtij peisazhi ekzotik, që e bën Shqipërinë të duket nga ajri si fragment i luginës së Amazonës, për shkak të lulëzimit të kanabisit, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim, me vetëm një një njollë të vogël kafe, Lazaratin.
Falë tij, gjelbërimi ka marrë aq shumë hapësirë dhe terren në Shqipëri, sa ka për të marrë, ka për lënë, ka për të djegur, madje edhe për të bërë fotografi me gazetarë të huaj apo vendas. Dhe mendoj se kjo është, jo vetëm meritë që i duhet njohur, por edhe duhet promovuar dhe shitur si e tillë edhe për vetë Europën, e cila me anë të kësaj konvente po përpiqet të na bëjë si veten. Kur në fakt, është ajo që duhet të mësojë prej nesh. Sepse nëse vendet e tjera të saj udhëhiqen nga njerëz normale, ne fati na ka sjellë që të drejtohemi prej 3 vjetësh nga një gjeni i peisazheve selfie.
Për të gjitha këto arsye dhe të tjera si këto, unë mendoj se ne nuk duhet të nxitohemi që të aderojmë në Konventën Europiane, por duhet të presim ditën që Edi Rama të mos jetë më kryeministër. Dmth, duhet të presim deri në qershorin e ardhshëm.

FJALA, SOT NE KUVENDIN E SHQIPERISE

Lajmet e fundit nga