LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

MPB gjen mbetjet e avionit në Veles (FYROM)/Kanë humbur jetën 4 italinë dhe 2 kosovarë (FOTO)

6 Shtator 2016, 19:53, Aktualitet CNA

Avioni që sot pasdite u zhduk nga radari i aeroportit të Shkupit është gjetur dy kilometra mbi fshatin Kozle, Katlanovë.

Policia nuk lëshon asnjë të afrohet në vendin e rrëzimit, ku nga distanca shihet zjarri, njofton TetovaSot.

Pranë vendit të aksidentit është gjetur një trup i djegur, sipas burimeve jozyrtare të policisë.

Drejtori i Byros për Siguri Publike Byroja, Mitko Çavkov tha se mbeturinat e avionit janë gjetur 2 km nga fshati Kozle dhe se policia ka siguruar tashmë vendin e ngjarjes. Ai gjithashtu njoftoi se nga rrëzimi i avionit kanë humbur jetën 4 shtetas të Italisë dhe dy shtetas të Kosovës.

Avioni privat ?Paper? ka vend për gjashtë pasagjerë dhe ekuipazhi. Nuk dihet se sa pasagjerë ishin në aeroplan në fluturim nga Treviso të Italisë.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfiksat së bashku me policinë janë në terren.

Lajmet e fundit nga