LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Lulzim BASHA/Ekonomia e vendit që vazhdon të tkurret e të dobësohet

31 Gusht 2016, 18:29, Aktualitet CNA

Lajme të këqia vijnë nga ekonomia e vendit që vazhdon të tkurret e të dobësohet. Shifrat zyrtare te Bankës së Shqipërisë konfirmuan se kreditimi i ekonomisë në korrik 2016 ra 0.3% krahasuar me një vit më parë. Kjo ka ardhur si pasojë e uljes me 1.7% të kreditimit për bizneset. Krahasuar me një vit me parë, por edhe nga muaji në muaj situata vjen në përkeqësim.
Gjatë muajit korrik kreditimi ra me 0.5% krahasuar me muajin qershor, dhe kjo si pasojë e uljes me 1.2% të kreditimit të bizneseve.
Rënia e kreditimit do të thotë rënie e investimeve, më pak vende pune, më pak konsum, më pak prodhim. Të gjitha shenja se ekonomia dhe biznesi kanë hyrë në ciklin e zi të krizës së madhe. Vetëm në muajt maj dhe qershor 4 mijë biznese ndaluan aktivitetin.
Rënia e kreditimit është sinjali më i fortë i mosbesimit dhe panikut që ka mbërthyer ekonominë e biznesin.
Ekonomia dhe biznesi sigurisht do të njohin rënie e zvogëlim, sepse duhet të përballojnë dy realitete të paligjshme, ekonominë e biznesin e korrupsionit qeveritar dhe ekonominë e biznesin e drogës.
Ekonomia e biznesi i ndershëm është drejt falimentimit sepse të gjithë tenderat, koncesionet, pasuritë e paratë e shqiptarëve i marrin një grusht oligarkësh, që janë fitues të paracaktuar si miq të Edi Ramës.
Ekonomia e biznesi i ndershëm është drejt mbylljes së qepenave e në vend të tyre lulëzom biznesi i bandave të drogës të cilët fitojnë miliona euro cdo muaj në mënyrë të paligjshme, dhe kanë licencën e Edi Ramës në këmbim të taksës 30 përqind për cdo rrënjë.
Edi Rama vazhdon të krihet para kamerave, ndërkohë që ekonomia e biznesi i vendit po shkrumbohen.
Dje foli për arritjen e madhe, se ka dërguar ujë për vaditje atje ku nuk shkonte prej 20 vitesh. Po është e vërtetë, është uji që shkon për të vaditur parcelat me drogë, në vende ku nuk ishte parë e dëgjuar në këto 20 vite. Peshkopia ka dy ditë pa uje. Po kështu dhjetëra qytete e mijëra fshatra anembanë vendit.
Ky realitet i ka bërë shqiptarët më të vetëdijshëm se kurrë për keqeverisjen, për krimin e korrupsionin. Ka rrugedalje, ka shprese, ka zgjidhje. Largimi i të keqes që ka kapur peng vendin është hapi i parë.
#Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

15:51 Aktualitet

Banak/Nga Edison YPI

Sonte në këtë banak me të ftuarit Shtupa, Garuzhdja, Dhia, D...

Lajmet e fundit nga