LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trafikantët korrin boçet e kanabisit përpara se ti djegë policia

30 Gusht 2016, 19:27, Aktualitet CNA

Policia po shkul kanabis i cili më parë është korrur pjesërisht nga personat që e kanë mbjellë. Burime jo zyrtare i thanë CityNews se kanabisi që po korret nga policia dhe eshte thjesht gjethe. Ajo që është më e rëndësishme është boçja e bimës e cila korret  nje apo dy herë nga trafikantët të cilët më pas e lenë sipërfaqen e mbjellë në dorën e policisë.

Policia ka raportuar se ka shkatërruar 1.3 milion rrënjë kanabis, por shumica e tyre duket të jenë shfrytëzuar më së miri nga trafikantët. Ata duke korrur boçet e bimës kanë siguruar sasinë kryesore dhe më të shtrenjtë të kanabisit.

Po të shohësh edhe fotot dhe videot e policisë, tha i njëjti burim, janë imazhe ku bima e kanabisit në shumicën e parcelave të korrura është pa boçe, pra ato janë mbledhur më parë nga trafikantët./CityNews

 

Lajmet e fundit nga