Connect with Us

HABERET E MITROS/SI BRESHKA NË SHPINË MBAJ NJË VARR

Aktualitet

HABERET E MITROS/SI BRESHKA NË SHPINË MBAJ NJË VARR

Publikuar

-

-ESSE PËR TEODOR KEKON-
Teodor Keko. Roman. “Shënimet e një gruaje”. Faqe e parë. Dedikim. ”Netit dhe Mitros, Me shumë respekt për dashamirësinë e tyre dhe në shënjë kujtimi të ditëve të bukura që kemi kaluar dhe do të kalojmë. Për kujtim Dori. Firma. 1 Maj 1995
…Bëra papa në vite. U takuam tek bar “Evropa”…Do I bësh një nder, Dorit të Vogël, xhaxhi Mitro?..Më është pjekur romani. Shkojmë me makinën tënde të marrim disa kopje?…
Morëm librat…Ta pimë nga një krikëll tek “Rogneri”? Është bira më e mirë në Tiranë. E di pse? Sepse Shmidi, drejtori, e merr birrën në Vjenë. Me elb safi. Jo si birra jonë: gjysëm me misër e gjysëm me elb?! Hajt ta pish, të flamosurën. Sidomos gotën e parë!..
Hapi faqen e pare të librit dhe nisi të shkruaj me një shkrim kaligrafi. Pas firmës vuri datën 1 Maj…Xhaxhi Mitro! E ke si dhuratë për datëlindje…Kur ta lexosh pas vdekjes sime, do e derdhësh ndonjë koqe loti?… Unë jam nja 10 vjet më I moshuar. Perëndia ka sira…Po sikur Perëndia të ngatërrojë defterët?……Debat koti!… Dua të më shesësh 30 libra…
Hodha sytë në sallë. Në një tavolinë qëndronte Ismail Mulleti. Bisesmen me nam në atë mot…Shkuam bashkë në parkim. Hoqa 30 libra nga makina…U kthyem së bashku tek Dori…Kam një problem,-tha Ismaili.-Nuk kam lekë. Kam dollar. Mos e merr për keq?…Jo. Tha Dori…Pranoj çdo monedhë: Dhrami, lireta, paund, marka…U largua Ismaili…kam një lutje,-tha Dori.-Paratë jepja Xhulit…Unë jam si Neti. Ajo e dorëzon paranë tek Eni Velçani, dyqani në këmbë të urës së Lanës… Unë.. tek gota…si Shvejku…
Kaluan dy muaj. Më thotë Dori: Ta thërrasim për një birrë bisesmenin tënd?…Kur u bëmë tre në tavolinë, pyeta: I shite librat?…Asnjë. Më kanë bllokuar bagazhin e makinës…A mi kthen?…U ngritëm të dy. Përsëri librat në makinën time…Gjë e bukur,-tha Dori.- Do u nxjerrim një lëkurë të dytë!
…Qërshor 2002…Alo…Xhaxhi Mitro! Po të pret Dori i Vogël tek bar “Evropa”…Marrim kafe? Ma kanë ndaluar doktorët birrën? E ke tejkaluar planin e pirjes.- thanë dhjatrojtë…Më duke mirë me çere… Të kujtohet beseda këtu e 7 vjet më pare? Më doli fjala…Kam bërë një poezi…Pak ditë më parë më kumtuan: – Je I smurë me kancer!/ Tani jam mirë fare, mrekulli/ sepse sapo kapa fundin dhe e di/ se më keq s’ka më…Me kancer hije trupi s’qënka keq/ si breshka në shpinë mbaj një varr …
-Nuk ti recitova që të lotohesh…Flasim seriozisht…A të marr një kredi për shtëpi. Do vdes unë, do ngordhi edhe kredija… Tu mbetet shtëpia si dhuratë djemve…-E njeh Adrian Fullanin, drejtorin e Bankes Italo- Shqiptare?…
U nisën. Në atë mot banka e kishte seline tek sheshi “Avni Rustemi”. I ramë ziles. Ngjitëm një palë shkallë. Ecëm në një koridor. Shtymë një derë. Na priti Fullani…Do ta rregullojmë!…Pa merak. Po të jap një formular…Kur ta plotësosh, u pres te dyve …
Pas disa ditëve Teodori u nis për në Greqi. Vdiq më 20 gusht 2012…Nuk mund të shkruaj më… Mu veshën syzet… E mor Dori I Vogël, çfarë na bërë…/Mitro CELA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Nga

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokainë.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet .T 43 vjec, e J.M  37 vjeç.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro cash.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Tarasi në histori italiane

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/SEVDA ME KONSULLEN KANADEZE

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 kg secila dhe në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro cash e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Publikuar

-

Nga

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Presidenti amerikand Donald Trump është shfaqur për herë të parë me maskë gjatë vizitës së tij në spitain “Walter Reed” në Maryland. I pyetur nga gazetarët, Trump tha se në mjedise me risk infektimi, maska është mjeti i domosdoshëm i mbrojtjes nga virusi.

“Unë mendoj se kur jeni në një spital, sidomos në atë ambient të veçantë, ku po flisni me shumë njerëz, njerëz që në disa raste sapo kanë dalë nga salla e operacionit, me siguri duhet të mbaj maskë. Unë mendoj se është e rëndësishme të vësh një maskë. Unë kurrë nuk kam qenë kundër maskave, por besoj se ato kanë një kohë dhe një vend për t’u vendosur, “u tha Trump gazetarëve përpara vizitës së tij.

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/ Në portin e Kavajës

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/ NË BARCELONË

Trump i filmua, ndërsa po shëtiste me stafin, të cilët gjithashtu ishin duke mbajtur maska, në qendrën mjekësore në Maryland. Kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë që trupat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë morën një paraqitje të shkurtër të Trumpit me një fytyrë të mbuluar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve, që prej ditës së premte.

Pavarësisht përpjekjeve të një grupi banorësh por edhe punonjës të zjarrfikëses, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Po ashtu terreni tejet i vështirë ka vështirësuar punën për të mobilizuar forca të tjera.

Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/Zogu i zonjës dhe birbili i kapedanit

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/SEVDA ME KONSULLEN KANADEZE

Zjarri ka nisur pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme.

LEXO TE PLOTE