LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama inspekton Lungomaren/ Premtime per investime te tjera ne Vlore

28 Gusht 2016, 20:43, Aktualitet CNA

Kreu i qeverise Edi Rama ka inspektuar punimet e Lungomares ne Vlore. Ne nje postim ne rrjetet sociale ai shkruan, “Vija bregdetare e qytetit (“Lungomarja”), është tanimë në fazën e sistemimeve të hapësirave të larmishme që ka projektuar arkitekti i famshëm Xavier de Geyter, pas përfundimit të një pune shumë voluminoze me rrjetet e reja nëntokësore; zgjerimin e konsiderueshëm të zonës së rërës, të parkut të madh, të sheshit publik; krijimin e hapësirës së re të zonës sportive apo të “ishullit” të baticë-zbaticave… Pas mbylljes së sezonit do të progresohet shpejt me rrugën, korsitë e biçikletave dhe hapësirat e reja përgjatë krahut të godinave, ndërkohë që ka nisur puna për rrugën e re pas godinave, e cila më pas do të lidhet unazë, me rrugën e re dytësore që po rindërtohet me zgjerim e trotuarë, prej matanë tunelit të “Ujit të Ftohtë”.

Kjo vepër e rëndësishme dhe komplekse e programit kombëtar të Rilindjes Urbane, e cila shtrihet në një aks prej rreth 5 km do të jetë pa asnjë dyshim, një model rrezatues i zhvillimit modern urban, ekonomik e social në një qytet me përparësi turizmin

Ndërkohë vazhdon puna për transformimin e Transballkanikes në një aks të mirëfilltë urban; pritet shpallja e fituesit dhe lidhja e kontratës për rrugën e re të Lumit të Vlorës; po përgatitet dokumentacioni i garës për rrugën e re të Pyllit të Sodës; po përgatitet gjithashtu gara për projektin e rikualifikimit urban të qendrës historike”, shkruankreu i qeverise./CityNews

Lajmet e fundit nga