LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Dibër, LSI 3 kushte në këmbim të mbështetjes për PS/LSI: Ata e dinë kush fiton pa mbështetjen tonë

27 Gusht 2016, 07:08, Aktualitet CNA

Më jep, të jap. LSI po përdor këtë formulë në prag të zgjedhjeve në Dibër. Ajo do të japë mbështetjen e saj për kandidatin socialist për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama nëse PS do të plotësojë tre kushtet e saj. Ndërsa kreu i LSI, Ilir Meta, ka thënë se zgjedhjet në Dibër janë lokale dhe kompetencat i ka dega e partisë aty, Vildan Çoku, këshilltari i LSI në Këshillin Bashkiak të Dibrës, në një prononcim për gazetën ?Sot?, zbardh kushtet e LSI për pushtetin vendor, që do të kërkojë të hënën në një takim të posaçëm me socialistët për këtë çështje.

Vildan Çoku , këshilltari i LSI në Këshillin Bashkiak të Dibrës tha se socialistët miratojnë fonde vetëm për premtimet e veta, ndërsa për LSI synon që kjo forcë politike të mos ketë kontribute dhe peshë. ?LSI kërkon administratorë në tre qendra administrative. Gjithashtu kërkon përqindjen e punësimit në rang bashkie, nga 560 punonjës, 160 i takojnë LSI.

LSI kërkon edhe investimet nëpër qendrat administrative që ka dhënë si, ujëvaditës, ujë të pijshëm, etj. Socialistët miratojnë fondet vetëm për ato premtime që kanë dhënë vetë. Të hënën do të caktohet gjithçka, nëse PS nuk pranon kushtet tona, LSI nuk do ta mbështesë kandidatin e saj për kryebashkiak të Bashkisë Dibër. Ata e dinë shumë e mirë se kush kandidat fiton pa mbështetjen e LSI?, u shpreh Çoku. Për këtë çështje kaq delikate, strukturat drejtuese të LSI në Dibër do të thërrasin të hënën në një takim socialistët, ku do të kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje që do të ketë në thelb punësimin e militantëve të LSI në pushtetin vendor dhe ndarjes së posteve në administratën publike, në këmbim të mbështetjes që do të ofrojë kjo forcë politike për kandidatin e PS. Konflikti  u vu re edhe në përdorimin për fushatë të makinave të Doganave, në të cilën ishin të gjitha logot e partive të koalicionit, ndërsa logoja e LSI nuk ishte. LSI vazhdimisht ka pasur pakënaqësi për zbatimin e marrëveshjes së 2013, pasi sipas saj, strukturat drejtuese janë përjashtuar nga postet dhe nuk u është dhënë asnjë njësi administrative për të drejtuar. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga