LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëvendosje: Me Grabovcin të hetohen edhe Thaçi e Veseli

27 Gusht 2016, 13:33, Aktualitet CNA

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë dalë në një konferencë për gazetarë, me ç?rast kanë përshëndetur Prokurorinë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabovcit, lidhur me aferat Pronto 2.

Megjithatë Lëvizja Vetëvendosje e sheh si të paplotësuar paralajmërimin e Prokurorisë, pa u nisur hetimet edhe ndaj kryetarit të shtetit dhe atij të PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veseli.

?Çdo hetim që ka nisur e vazhdon për rastin e Grabovcit, pa u hetuar edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli është hetim i mangët dhe si i tillë shkon në dëm të qytetarëve?, ka thënë Ymeri.

Nga ana tjetër, Shpend Ahmeti ka numëruar me rend të gjitha institucionet dhe sektorët ku qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë problem të mëdha, dhe të gjitha këto vijnë si pasojë e emërimeve pa kritere e pa përvojë të personave të zgjedhur nga PDK në borde e udhëheqje të shumë institucioneve.

?Papunësia, varfëria, shërbimet në QKUK, në arsim, policia, gjyqësia, nuk janë rezultat i një fati të keq që na ka kapluar, por është pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminale?Pra nëse emërohen persona në borde e udhëheqje të kompanive atëherë s?ka se si të ketë sukses vendi?, tha Ahmeti.

Është e qartë se Adem Grabovci nuk ka punuar vetëm e as nuk ka punuar që ta mbajë vetëm vetveten në pushtet, por ai është kujdesur për ta mbajtur këtë grup kriminal në pushtet, andaj hetimet nuk duhet të ndalen vetëm tek këta persona, ka thënë Shpend Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka thënë se dyshime të mëdha lindin nga mos e këtyre përgjimeve nga ana e hetuesve të shtetit, të cilët flitet se kishin regjistrimet e Pronto 2 që nga viti 2011.

?Nëse këto përgjime na qenkan të vitit 2011 pse atëherë nuk janë marrë me hetime për gjithë këto vite, por kanë pritur 5 vjet. Është e qartë që presioni qytetarë ka qenë dhe do të jetë rruga e vetme ndaj këtyre dukurive. I ftojmë qytetarët që ta mbajnë presionin lartë, të jenë aktiv dhe të ngrinin zërin e tyre. Të dalin në protesta dhe të mos plotësohen me këtë vendim për nisje të hetimeve?, ka thënë Ahmeti. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga