LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Zbulohet letra e rrallë e Nënë Terezës drejtuar Ramiz Alisë

27 Gusht 2016, 16:08, Aktualitet CNA

Profesori, Përparim Kabo ka postuar sot në profilin e tij në Facebook, një letër të Nënë Terezës, drejtuar ish presidentit të vendit, Ramizë Alisë ku dhe i shpreh disa kërkesa.

Letra është e shkruajuar në gjuhën angleze dhe mban firmën e nënë Terezës. ?Letra e Nene Terezës drejtuar Ramiz Alise?me shkrim dore prej dorës se saj?, shkruan Kabo në profilin e tij në Facebook.

Kjo letër që shihni dhe në fotot që ka publikuar Profesor Kabo, është një kopje e letrës së Nënë Terezës. Është shkruar më 16 gusht 1989, dhe i drejtohet Ramiz Alisë, Presidentit të Shqipërisë së asaj kohe.

Nënë Tereza i drejtohet presidentit Ramiz Alia pas vizitës disaditore që kishte bërë në Shqipëri (në ?vendin tim?).

Ajo shprehimisht shkruan: ?Pas shumë vjet lutjesh dhe dëshire për të vizituar vendin tim (?), më në fund i miri Zot ma dha këtë dhuratë të bukur të shoh popullin tim?.

Kjo shprehje tregon dashurinë e madhe që kishte e Lumnuemja Nëna Terezë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Letra tregon qartë për emocionet e mëdha të cilat ende nuk janë shuar pas kësaj vizite dhe ato janë pasqyrim i mallit e dashurisë, respektit dhe nderit që ajo ndjente thellësisht në shpirt për popullin e saj dhe familjen e saj që i përkiste këtij populli.

Në vijim, Nënë Tereza i shpreh dëshirën Presidentit të Shqipërisë së asaj kohe, z. Ramiz Alia, që të sjellë në Shqipëri ?motrat e mia, Misionaret e Bamirësisë?, të cilat ndodhen në shumë vende të ndryshme të botës.

Është shumë domethënëse shprehja e saj ?kjo e jona nuk është çështje biznesi, as politike?, duke rikujtuar kështu përkushtimin e saj për t?u ndihmuar ?pleqve, të vetmuarve dhe atyre që u mungon dashuria?.

Ndërsa në fund me çiltërsi dhe sinqeritet të madh i shkruan ?Zotit President të vendit tonë të dashur Shqipëri? një fjali e cila edhe sot ruan aktualitetin dhe paraqet virtytin e lartë njerëzor që e karakterizoi tërë jetën këtë bamirëse të madhe: ?Unë nuk kam as ar e as argjend, por juve do t?ju jap motrat?.

Menjëherë pas kësaj letre autograf të Nënë Terezës pason përgjigjja e presidentit Ramiz Alia, e ramiz aliashkruan më 2 shtator 1989. Letra është e daktilografuar, po në fund, në anën e majtë mban firmën origjinale autografe të Ramiz Alisë.

Në këtë përgjigje, presidenti Alia i shkruan me një ton dashamirës duke i kujtuar se ?Njerëzit tanë njohën nga afër bashkatdhetaren e tyre fisnike që u ka dhënë ?besën? të varfërve?, gjë që për kohën kur u shkrua letra ishte një përgjigje shumë domethënëse.

Por njëkohësisht, duke i rikujtuar se e mirëkupton dëshirën e saj për të pasur motrat në Shqipëri, ai e refuzon kërkesën e saj duke u shprehur se ?shqetësimi i juaj për njerëzit e varfër përbën detyrën humane e patriotike të mijëra e mijëra djem e vajzave të popullit tonë, që si mjekë e infermierë (?) i janë përkushtuar shëndetit e mirëqenies së njerëzve tanë?.

Një përgjigje e tillë ishte refuzuese për pranimin e ?Misionareve të Bamirësisë? në Shqipërinë e asaj kohe.

Lajmet e fundit nga