LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Intervista ekskluzive me moderatorët e Fiksit/Devi dhe Dori tregojnë "sekretet"

26 Gusht 2016, 08:38, Aktualitet CNA

Të dy nuk ndahen prej shumë vitesh. Pak e vështirë për ti intervistuar, por ja vlente çdo përpjekje për ta realizuar takimin me Devin dhe Dorin. Janë dy djemtë e rinj që do drejtojnë Fiks Fare dhe në fakt të dy ishin Fiks për Fiksin. Flasin shkurt dhe buzëqeshin me përgjigjet e tyre, janë plot me humor dhe batuda, nuk kursejnë as Filipin që e quajnë kapitalist që do i shfrytëzojë. Kanë një vlerësim për paraardhësit e tyre në emision, dhe tregojnë pa dorashka se çfarë kanë vendosur të bëjnë për të qenë ndryshe. Tani ngelet vetëm t’i ndjekim në ekran, Fiks Fare starton në 5 shtator……

Përzgjedhja juaj ishte surprizë apo një garë e fituar për drejtimin e FIKSIT?

Devi – Një garë pasi kemi berë disa audicione derisa morrëm përgjigjen.

Dori – Ishin rrethe 10 çifte dhe mesa duket fituan më te dobtit por më simpatikët.

 

Ka fjalë se jeni zgjedhur me mik, mund të më tregoni pak kë korruptuat??

Devi – Kam cunin e tezes që punon polic dhe ai ka një të dashur që njeh Filipin.devi dori vertikale

Dori – Kam një teze nga Shijaku e cila jeton në Amerikë që kur ka qenë adoleshte ja ka lujt Filipit. Dhe ai nuk ja harroj këtë nder.

Cili ishte personi i pare që ju kontaktoi për të drejtuar Fiksin?

Devi & Dori – Na morri një numër anonim se hapem në fillim. Pastaj na erdhi një mesazh që thoshte ” Hape Idjot ” .

Një komenti i juaji për Doktorin dhe Fiorin?

Devi & Dori– Vlerësim për të dy në gjithë punën e tyre që kanë bërë tek Fiksi këto vite.

Velinat?

Devi & Dori – Pse ka velina kete vite? Ne e dinim qe ishim ne velina ?! Ju lutem na sqaroni .

Po Filipin si e shikoni?

Filipin e shohim si kapitalist, që shfrytezon punetorët, sic jemi ne…


Çfarë pritet të sjellë Dori/Devi ndryshe?

Devi – Une kam vendosur të bëj gjoksin, ta kem më televiziv.

Dori ? Unë do mbush dhëmballën që të jem më simpatik.

 

Intervistoi: Elvi FUNDO/Citynews

Lajmet e fundit nga