LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Dibranët nuk duan lëmoshë, por punë e dinjitet

26 Gusht 2016, 07:37, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak i Dibres Sherefedin Shehu morën pjesë në aktivitetin ?Bujar Kapexhiu – 50 vjet me karikaturën? organizuar nga Shoqata ?Bashkësia Dibrane? në Peshkopi. Kreu i PD-së tha se Partia Demokratike është e angazhuar t?I japë punë e dinjitet dibranëve dhe këtë sipas tij e ofron nëpërmjet kandidatit të saj ër bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehun.

?Nuk lypin dibranët,- më tha, nuk kërkojnë mëshirë dibranët. Edhe një dorë po të kemi do punojmë, edhe një këmbë po të kem do punojmë, edhe cung po të jem do punoj. Nuk ka mëshirë, nuk ka lëmoshë, duam punë dhe punës i dalim zot, theksoi ai. Hallet janë të mëdha, problemet dhe vështirësitë janë të mëdha. Asgjë nuk është bërë për t?i lehtësuar ato. Beteja që ka nisur dhe që nesër formalisht e hapim do të vazhdojë ditë për ditë dhe orë për orë. Por ne e dimë që përtej të qenit demokrat, mbi kokat tona dhe në shpirtin tonë nuk valvit thjesht flamuri i Partisë Demokratike me gjithë idealet e saj, por dashuria për Dibrën, dashuria për Shqipërinë, vendosmëria për punë me nder e dinjitet, vendosmëria për t?i kthyer nder, punë dhe dinjitet Dibrës dhe dibranëve?, theksoi kreu i PD-së Basha në fjalën e tij.

Nga ana tjetër kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se PD do të mbajë premtimin e saj për përfundimin e rrugës së Arbrit. ?Ndaj do bëjmë gjithçka, apo jo miqtë e mi?! Gjithçka që çdo dibran e dibrane të ndihet pjesë e këtij bashkimi të madh për sot dhe për nesër, kur do ta mbarojmë deomos Rrugën e Arbrit, amanetin tonë të papërfunduar?, tha Basha.

Gjatë aktivitetit kandidati për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu theksoi se sëbashku me çdo dibrane ne do t?i rikthejmë dinjitetin Dibrës. ?Dua t?ju falenderoj dhe shpresoj që do ta justifikoj besimin tuaj. Shpresoj që Odën Dibrane do ta mbajmë atje ku e kanë vënë të parët tanë, ato burra të mençur, të zgjuar, punëtorë, atdhetarët të cilët kanë qenë prezentë që në Lidhjen e Prizrenit dhe që në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Kështu që tani është radha ime dhe e juaja që ta ngremë emrin e Dibrës dhe të bëjmë një hap përpara në drejtim të ngritjes tonë, në drejtim të ngritjes së Dibrës dhe të rikthimit të dinjitetit?, theksoi Shehu në fjalën e tij. /Citynews.al

 

 

Lajmet e fundit nga