LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haberet e Mitros/PARA TË THATA PËR PELIKANI KAÇURREL

24 Gusht 2016, 14:38, Aktualitet CNA

Nga Mitro Çela

Sot mora pensionin. Teta, më shkeli syrin duke thënë: Ta gëzosh rritjen e pensionit. 1800 lekë të vjetra! Peshqesh nga qeveria!…Dhe ha ha ha e ku ku ku… Nga hareja hapa gazetat… Qeveria kishte zgjidhur qesenë. Investim për pelikanin kaçurel. Fondi 380 milionë lekë. Në mes të kënetës wshtw një kullë vrojtimi. Brenda kullës një kamer. Një burrë pas kamerës, pret të filmojë pelikanin kaçurrel. Mileti thotë se pelikani zbret në kënëtë vit për vit ose një herë në katër vjet…
Duke lidhur ngritjen e pensionit, me paratë për filmimin e pelikanit kaçurrel, mu kujtua edhe një histori e kolme, me këtë zog të rrallë, që ende nuk dihet fluturon ose jo në trojet tona arbërore.
Vitin e kaluar djalit i erdhi një shoqe nga Norvegjia. U nisëm për në Vlorë. U futëm në autostradë. Afër Panajasë, në të dy krahët e rrugës, janë ndërtuar rrjeta me lëndë plastike…
– Në Norvegji janë shumë të përhapura këto bariera, për të zvogëluar efektin e zhurmave të makinave nëpër qëndrat e banuara. Por këtu po shoh vetëm fusha…Pse janë ngritur?
Rruga Fier – Vlorë ishte parashikuar të ndërtohej me finacim të Bashkimit Evropian. Në Bruksel, për të firmosur livrimin e fondeve shkoi në vitin 2008 një delegacion. E kryesonte ish ministri I Transportit Sokol Olldashi. Kur ministri nga Shqipnia priste të hidhej firma, ekspertët e Brukselit kundërshtuan.
Ministri:- Kush ëshë shkaku që nuk paranoni të hidhni firmën?
Eksperti:- Pelikani kaçurrel!
Ministri:- Çështë kjo marrëzi?! Ne kemi ardhur në Bruksel për rrugën, ju na flisni për zoga të egra?!
Eksperti:- Zoti ministër! Ruani gjakftotësinë! Zëvendës ministri juaj i Mjedisit Taulant Bimo, ka shkruar se në kënetën e Nartës, pranë së cilës do të kalojë rruga Fier – Vlorë, rritet një zog I rrallë. Me paratë e taksapaguesve evropianë, nuk mund të lejojmë ?pushkatimin? e pelikanit kaçurrel?!…
Në inat e sipër ministri mori në telefon Berishën. Nuk kam informacion për bisedën. Unë di pasojat, sipas tregimit të zëvendës ministit të Mejdisit Taulant Bimo:
-Mesnatë. Isha shtrirë në krevat. Bie telefoni?Ishte Kryeministri!…Pa shumë delikatesë, më ftoi të shkoja në zyrë. Rrugës duke udhëtuar me makinë, ku nuk më shkonte mendja. Normale. Ishte hera e parë që Kryeminitri më thërriste në zyrë, në mes të natës. Berisha më tha:
– Ke shkruar ndonjë letër për Brukselin kohët e fundit?
-Jo!
-Mendohu mire?!
Vrava mendjen? Përsëri thashë: ? Jo!??
-Për pelikanin kaçurrell nuk ke bërë ndonjë letër?
U kujtova…Më erdhi zemra në vend? Disa vite më parë kisha botuar një libër për shpendët e rrallë që rriten në Shqipëri. Mes tyre bën pjesë edhe pelikani kaçurel. Libri, me sa duket do ketë rënë në duar e ndonjë eksperti të BE, – I thashë Kryeministrit.
-Duhet gjetur një kompromis, – tha Berisha duke qeshur.- Të lutem, bëj një letër për Brukselin?I ke hapur një telash të madh Olldashit në Bruksel? Për kurjozitet: si është ky pelikani kaçurel?
-Zoti Kryeminsitër! Unë vet nuk e kam parë. As ekspertë të tjerë të mjedisit. E kanë parë disa fshatarë. Ata na e përshkruan. Mbi këto të dhëna, është bërë skica e pelikanit kaçurel!
Po atë natë, tregon Taulan Bimo, ?thura? një letër diplomatike për vlerat dhe rëndësinë që ka pelikani kaçurel për fatet e Shqipërisë. Hodha idenë: Rruga Fier- Vlorë, të ndërtohet, nëse projektit i bëhen koregjimet e domosdoshme për mbrojtjen e pelikanit kaçurel.?Pasi në projekt u shtuan disa rrjeta, ekspertët e Brukselit u bindën dhe miratuan fondet për ndërtimin e rrugës?

Lajmet e fundit nga