LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në pranga për armë

23 Gusht 2016, 10:52, Aktualitet CNA

Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të armbajtjes pa leje. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë e municion luftarak. Arrestohet në flagrancë autori i veprës shtetasi, Agron Çela, 47 vjeç, banues në fshatin Golem i Madh, Lushnjë.

Në bazë të një informacioni të marë në rrugë operative, nga Komisariati i Policisë Lushnje, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit ku gjatë kontrollit u gjetën: një pushkë model 63, një krehër me 5 fishekë model 56, një kapsollë detonatore, një granatë dore, 42 fishekë model 56, 295 fishekë model 54 (pistolete).

Ndaj shtetasit të mësiperm u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake. /Citynews.al

 

 

Lajmet e fundit nga