LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri Rama eskortë me 50 makina në Dibër

23 Gusht 2016, 17:39, Aktualitet CNA

Kreu i qeverisë Edi Rama  është shoqëruar nga të paktën 50 mjete të ndryshme si xhipa, vetura dhe furgona. Sot ai ka qenë në orët  pasdite në prezantimin e kandidatit Muharem Rama, i cili kandidon për Bashkinë e Dibrës, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, i cili u filmua me brekë të grisura duke kërkuar seks me një vajzë në këmbim të vendit të punës.

Kreu i qeverisë ka pasur një siguri super të blinduar dhe nuk dihet arsyeja pse shoqërohej nga kaq shumë forca garde, policie por edhe staf i ngushtë i kryeministrisë.

Burime i thanë cityneës se Edi Rama ka pasur në eskortën e tij rreth 50 mjete ku binin në sy ushtarët e gardës, mjete të FNSH, xhipa shoqërimi të Gardës por edhe furgona të tjerë me persona civilë. Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë pse kaq shumë forca policore pas kryeministrit.

Një fakt është i vërtetë Edi Rama gjithmonë e ka pasur pasion dhe dëshirë të qëndrojë me ?trima? dhe të ketë shumë shoqëruesa, ka një ?dashuri? të madhe për kapterat dhe policët (megjithse i quan fshatarë dhe malokë). Ndoshta kreu i qeverisë  ka paranoja,  frike ose do të duket edhe më i pushtetshëm kur shoqërohet nga forca speciale. Unë nuk dihet ishte veshur apo jo me antiplumb kreu i qeverisë, sport ky të cilin e aplikon shpesh si ushtrim fiskulture për mesin e tij të bllokuar./citynews.al

13:16 Aktualitet

Alarm për eksploziv

Sot, rreth orës 13:25, në numrin e emergjencave 112, ka njof...

Lajmet e fundit nga