LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kolonjë/ Asgjësohen 17550 bimë kanabis

23 Gusht 2016, 09:19, Aktualitet CNA

Në vijim të aksioneve antikanabis zbulohen dhe asgjësohen rreth 17.550 bimë të dyshuara si narkotike Cannabis Sattiva në rrethin e Kolonjës.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Korçë, forcat e FNSH-së, si edhe DVP- Korçë, në bazë të një procedimi penal nisur më parë për këtë qëllim,  në rrethin e Kolonjës, gjatë  një operacioni antikanabis në një masiv pyjor, rreth 2 km mbi fshatin Qinam-Radovickë, në kufi me rrethin e Përmetit,  gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 17.550 bimë të dyshuara si narkotike Canabis Sattiva.

Bimët narkotike u asgjësuan  në vend, duke u shkulur, prerë si dhe me anë të djegies me zjarr.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorëve. /Citynews.al

06:20 Aktualitet

Shpërthim në RTK

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur te transmetuesi i valëve...

Lajmet e fundit nga