Connect with Us

Skandali/Denoncohen hajdutët, policia nuk i ndjek. Citynews siguron videon e hajdutëve

Aktualitet

Skandali/Denoncohen hajdutët, policia nuk i ndjek. Citynews siguron videon e hajdutëve

Publikuar

-

Një skandal ka ndodhur me policinë e Vlorës, qytetari dorëzon pranë komisariatit të këtij qyteti një video ku tregon se disa hajdutë i kishin vjedhur dokumentat e makinës pastaj ja kishin rikthyer nëpërmjet një dëmshpërblimi, por policia e këtij qyteti nuk bën as më të voglin veprim.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Vlorës. Një firmë mobiljesh ka çuar pranë klientit të saj mallin e porositur, gjatë kohës kur punëtorët shkarkonin dhe bënin montimin, disa hajdutët hynë në kabinën e mjetit dhe vodhën dokumentat e mjetit tip kamioncinë.

Duke shfrytëzuar faktin se tenda e mjetit kishte dhe numër telefoni për kontatktet e biznesit, vjedhësit sigurojnë numrin e telefonit dhe kontaktojnë drejtuesit e mjetit menjëherë sapo ata po niseshin për tu larguar nga Vlora në drejtim të Tiranës.

Ata telefonojnë duke i thënë se në mjet nuk ndodhëshin dokumentat dhe nëse i donin të paraqitej në vendin dhe orën e caktuar nga grabitësit.

LEXO EDHE:  Gazetari denoncon skandalin/ Ben Blushi grabit pronën në Dhërmi

Të dëmtuarit shkojnë në takim dhe e dokumentojnë ngjarjen përmes një videoje të cilën cityneeës do ta sjellë eklskluzivisht.

Më pas të dëmtuarit shkojnë në polici duke bërë kallëzimin përkatës për hajdutët dhe duke paraqitur edhe videon për ngjarjen.

Policia e Vlorës nuk reagon, por punonjësit e saj shprehen se do e verifikonin ngjarjen megjithse kishin në video fytyrat e hajdutëve kur dorëzonin dokumentat dhe mernin shumën e kërkuar.

Kjo ngjarje dhe mos reagimi i policisë ngre dyshime të forta dhe implikon policinë që hajdutët të jenë bashkëpu7nëtorë me elementë të ndryshëm brenda strukturave të saj.

Pas pak citynews.al do sjellë videon e plotë kur hajdutët dorëzojnë dokumentat e makinës pasi marin shpërblimin./Citynews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi dje se kryeministri Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Kjo ngjarje solli jo pak reagime, ndërsa një perj tyre është dhe ish deputeti Nard Ndoka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nard Ndoka e këshillon me ironi kryeministrin të bëhet President i klubit të futbollit “Flamurtari”, i cili është edhe ekipi i qytetit të Vlorës, ku kryeministri ka dalë si deputet i zonës.

LEXO EDHE:  Video- Studentët nuk ndalen/ “”Gjithë Shqipëria është me ne”

LEXO EDHE:  Video- Studentët nuk ndalen/ “”Gjithë Shqipëria është me ne”

“Një zgjidhje e mirë, mbasi don të jesh President patjetër”, shkruan Ndoka krah fotos ku i sugjeron kryeministrit të bëhet president i Flamurtarit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ “Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën”

Publikuar

-

Nga

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ "Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën"

Ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein i ftuar në “News24” nga gazetarja Nisida Tufa  foli për pozicionin e ri si këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai sqaroi prapaskenat e këtij pozicioni, të cilin e ka marrë zyrtrisht këtë javë.

“Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë.

Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë”, tha Fleceknstin duke u përgjigjur edhe për ditët kur u njoh me këtë propozim.

LEXO EDHE:  Kontrolli i policisë “fundos” 46-vjeçarin/ E pabesueshme çfarë iu gjet në banesë

LEXO EDHE:  Grabiti dhjetra banesa në Zvicër/ Policia në ndjekje të hajdutit shqiptar

“Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Po e pranova, veçanërisht sepse të jesh këshilltar për parlamentin duhet të jesh këshilltar i kryetarit të Kuvendit, por edhe të grupeve parlamentare sigurisht. Kjo ndihmon ndoshta të mos shihet si e njëanshme.

E kemi diskutuar këtë javë sesi mund të jetë një detyrë e tillë. Sigurisht kam diskutuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, por edhe me kreun e PD Lulzim Basha.

Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t’u bërë, por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar”, tha Fleckenstein. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Vijon të rëndohet situata nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 199 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, ndërsa janë regjistruar dhe 8 viktima.

Mes viktimave të fundit është një i ri vetëm 24 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja janë konfirmuar në: Shkup-90, Kumanovë-17, Dibër-6, Shtip-9, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-12, Manastir-2, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-5, Strumicë-2, Radovish-1, Krushev-1, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-3, Resnje-2.

LEXO EDHE:  Cigare kontrabandë nga Mali i Zi/ Në pranga katër shkodranët

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Ndëshkohen shefi i  Komisariatit dhe dy policët

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 120 persona të shëruar nga koronavirusi: Shkup-94, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-1, Ohër-6, Gostivar-2, Krushev-1, Makedonski Brod- 1.

Ndërkohë dëri më tani numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 7 975 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 376 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE