LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pëllumbi: LSI gati të largohet

22 Gusht 2016, 14:20, Aktualitet CNA

Koalicioni PS-LSI nuk është ndërtuar mirë ndaj po lëkundet. Ky ka qenë argumentimi që I bën socialisti Servet Pëllumbi mungësisë për çarje të koalicionit qeverisës ku ai e sheh të gatshme LSI për t?u larguar, por që po pret një justifikim.

?Realisht koalicioni I mirëfilltë qeverisës PS-LSI u ndërtua jo mirë dhe herë pas here është lëkundur ndjeshëm, aq sa sot LSI-ja është në kërkim të një modus vivendi për ta deklaruar të prishur koalicionin qeverisës me PS-në?, shprehet socialisti Servet Pëllumbi në një intervistë dhënë për gazetarin Aristir Lumezi për gazetën Panorama.

Pëllumbi thotë se kjo nuk është në interesin e LSI-së për momentin por po ushtrohet presion ndaj lidershipit të saj.

?Kjo realisht nuk është në interesin imediat të LSI, por duket se presioni që po ushtrohet mbi lidershipin e saj është shumë më i madh nga çmund të mendohet! Ngushëlluese mbase mbetet vetëm dekalrata e liderit të saj se ?ende s?kanë lindur burra, as vendas as ndërkombëtarë që ta shantazhojnë atë!?, shoprehet Pëllumbi.

Profesori I socialistëve shprehet I habitur për qëndrimin e dyzuar të LSI-së, me ftesën drejtuar PS-së për të mos sulmuar opozitën me arsyetimin se një ditë do të jemi në vend të saj, apo kur kërkohet qeveri teknike bashkë me PD-në, apo në mbështetje të saj.

?Njerëzit me të drejtë pyesin: Mos po përgatitet ?tradhtia? e radhës ndaj të majtës, e konkretizuar me prishje të koalicionit qeverisës si pjesë e ?vendimit? të shpallur nga L. Basha ?nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?? Mos mendohet se ?barka-qeveri? po mbytet dhe duhet larguar për t?u shpëtuar përgjegjësive të përbashkëta në kërkim të një ekuilibri të ?ri? politik ?konsensual? në pragun e zgjedhjeve të afërta? Qofsha I gabuar, por dilemma të tilla janë bërë temë e ditës në mjedise nga ë të ndryshmet, sidomos poshtë në bazë?, shprehet Pëllumbi në intervistë. /Citynews.al

11:57 Aktualitet

Në pranga dhunuesi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, Shkodër...

11:47 Aktualitet

Burg për drogë

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Banush Ogi...

Lajmet e fundit nga