LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si prokurohen 1.5 miliardë lekë/ OSHEE tjetër tender me 100% të vlerës

22 Gusht 2016, 15:39, Aktualitet CNA

OSHEE vazhdon të zhvillojë tendera ku shumat e fituesit janë rekorde historike të demokracisë. 99.99% ose 100 të vlerës, asnjë qindarke më pak. Garat duket të jenë krejt formale dhe vlera e fituesit është sa shuma totale e prokurimit.

OSHEE ka zhvilluar tendera me vlerë disa qindra mijë euro ku bie në sy fakti se fituesit janë gjithmonë afër vlerës maksimale të tenderuar.

Rasti më i fundit është publikuar sot nga buletinin e prokurimeve ku OSHEE si gjithmonë mban rekord për vlerat që prokuron por edhe vlerat me të cilat fitohen këto tendera.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen 242 të Buletitin rezulton se OSHEE ka ka zhvilluar prokurimin e hapur ?Për instalimin e martjes në abonentë të cilët furnizohen nga rrjeti TM 35 kw?.

Vlera e tenderuar është 150.600.000 lekë dhe vlera e fituar nga firma GSA është 150.010.000 lekë. Nuk është 100% fiks por disa qindarka janë lënë mënjanë. Këto ndoshta për të mos qenë fiks 100% pasi 99.99% është edhe numër më i bukur për drejtorin e OSHEE Ardian Çela./citynews

11:57 Aktualitet

Në pranga dhunuesi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, Shkodër...

11:47 Aktualitet

Burg për drogë

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Banush Ogi...

Lajmet e fundit nga