LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët në Preshevë kërkojnë më pak forca të xhandarmërisë

21 Gusht 2016, 06:47, Aktualitet CNA

Situata në Luginë e Preshëvës duket e qetë. Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, duke përshkruar gjendjen e sigurisë në Luginë, e veçanërisht në Komunën e Preshevës, e pranon këtë.

Ai ka akuzuar forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për qytetarët e atjeshëm.

Mehmeti ka kërkuar luftimin e forcave të tepërta dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që mos të krijohet panik tek qytetarët.

?Shtimi i forcave ushtarake dhe xhandarmërisë, duhet të pakësohet, nuk po them të largohen tërësisht, por nuk është e nevojshme të jetë një numër kaq i madh dhe kjo duhet të reduktohet në aq sa ka nevojë e jo të ketë prezencë aq të madhe?, ka thënë Mehmeti për televizionin publik, sipas Koha Ditore.

Që nga përfundimi i luftës së armatosur në Luginën e Preshevës në vitin 2001, ky rajon është mbingarkuar me prezencë të policisë, ushtrisë, dhe xhandarmërisë serbe. /Citynews.al

 

17:02 Aktualitet

Vive la France!

Franca vuan si gati asnjë shtet tjetër evropian nga terrori....

Lajmet e fundit nga