Aktualitet
Sezoni i plazhit/ 46 mijë persona në 24 orë, hynë nga Kosova në Shqipëri
Sezoni i plazhit është drejt fundit, por fluksi i madh të lëvizjes së pushuesve kosovarë drejt bregdeti shqiptar ka vijuar edhe këtë fundjavë. Gjatë 24 orëve të fundit në Doganën e Morinës kanë kaluar 46 mijë shtetas kosovarë.
Në aksin Morinë-Kalimash trafiku është i rënduar, ndërsa aksidenti më i fundit u shënua këtë të shtunë, por fatmirësisht vetëm me dëmtime të automjeteve.
Sipas të dhënave të policisë aksidente janë në numër të vogël në Rrugën e Kombit dhe nga 1 qershori deri në mesin e muajit gusht dhe asnjë me pasojë jetë njerëzish.
“Aktualisht rruga është nën ndikimin e masave të marra për shkelësit e rregullave, por edhe prania e policisë ka bërë që numri i aksidenteve të bjerë”, ka deklaruar Sokol Zefi, shef i sektorit rrugor në Policinë e Kukësit.
Sipas të dhënave të policisë rrugore, gjatë kësaj periudhe kohore në akset rrugore të qarkut Kukës kanë ndodhur 6 aksidente dhe janë vendosur 2.768 masa administrative, ndërsa janë pezulluar 13 leje drejtimi. /Citynews.al