LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikti me separatistët pro-rusë/Biden: Rusia të ulë tensionet, Ukraina të përmbahet

21 Gusht 2016, 08:07, Kosova & Bota CNA

Zëvendëspresidenti i SHBA Joe Biden në një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Petro Poroshenko kanë bërë thirrje për një zgjidhje të konfliktit me separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh Rusisë se bota është duke shikuar dhe theksohet nevoja për të ulur tensionet.

Në deklaratë thuhet se zv.presidenti i SHBA-së gjithashtu i kërkoi Ukrainës që të përmbahet.

Zëvendëspresidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti Poroshenko gjithashtu përsëritën nevojën për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit, përmes zbatimit të plotë të marrëveshjes së Minskut nga të gjitha palët.

Zyrtarët ukrainas thanë të enjten se separatistët pro-rusë kanë hedhur më shumë se 500 mortaja dhe mbi 300 predha të artilerisë mbi pozicionet e ushtrisë ukrainase në Ukrainën lindore, duke vrarë të paktën tre ushtarë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Shkeljet e armëpushimit nga forcat e kombinuara ruse dhe separatiste janë në nivelet më të larta që nga viti 2015, shpesh duke përdorur armë të rënda./Citynews.al

Lajmet e fundit nga