Connect with Us

Kryetari i Kuvendit thërret të martën Konferencën e Kryetarëve

Aktualitet

Kryetari i Kuvendit thërret të martën Konferencën e Kryetarëve

Publikuar

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ditën e martë ora 18:00.

Mbledhja ka për rend dite diskutimin rreth një kalendari për sesion të jashtëzakonshëm për shqyrtimin e disa prej 7 projektligjeve prioritare, pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Mbledhja do te caktojë datën e votimit të vetingut./Citynews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Murrizi “i përvishet” Bashës/ Po sillet me të njejtën hipokrizi si Rama

Publikuar

-

Nga

“Po ruani menderen tuaj”/ Murrizi mesazh Gjuknurit: Kryetar i këshillit politiko-seksual

Deputeti Muyslim Murrizi ka sulmuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, lidhur me heshtjen për propozimin e mazhorëncës për hapjen e listave.

Murrizi tha se kjo është një tragjedi, ndërsa ngriti akuza se PD është kthyer në një paradhomë të kryeministrit Edi Rama.



Sipas tij, Partia Demokratike po sillet me të njëjtën hipokrizi si kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:  Video kompromentuese për ambasadorin e BE?/ Vihet në lëvizje presidenti

“Kjo është një fatkeqësi po janë njëlloj hipokrit si Rama që thotë i kam hap 100 % por mandat i ndaj unë si dua dhe PD që hesht paturpësisht. Rama fton popullin për sondazh dhe jo për votim , për të parë se kush është më i vlerësuari dhe kë respektojnë më shumë qytetarët”, deklaroi Murrizi në Report Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Me kë parti do bënte koalicion po të varej nga ai formimi i qeverisë?/ Përgjigjet Murrizi

Publikuar

-

Nga

Me kë parti do bënte koalicion po të varej nga ai formimi i qeverisë?/ Përgjigjet Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi, ka treguar mbrëmjen e sotme se me kë nga partitë politike do të lidhte koalicion nëse nëse formimi i qeverisë do të varej nga ai.

Murrizi nuk preferoi të zgjedhë konkretisht një parti, por theksoi se me shumë mundësi me forca të djathta.

“Me të parë me të bërë, në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Me forca të majta jo, por më shumë me partitë e djathta, nuk ka koalicion me partitë që mbartin mëkate nga pushteti”, u shpreh ai në Report Tv.



Më tej, deputeti foli për draftin që ka propozuar grupi i tij parlamentar, ndërsa tha se nuk është me rëndësi renditja e kandidatëve në listën e partisë.

LEXO EDHE:  Meta nuk dekreton kreun e ri të Akademisë së Shkencave

“Renditja e kandidatëve nuk është fare e rëndësishme, renditja formale në dorëzimin e listës në KQZ le të jetë siç e mendon subjekti politik, pasi kjo nuk ka vlerë para votës së qytetarëve. Pra me votimin e qytetarëve do të ketë një ri-listim të tyre. Jemi të gjithë në garë dhe në listë të hapur. Nëse Myslim Murrizi merr një votë më shumë edhe pse është i renditur i 16-ti ai del i pari dhe merr mandatin, kjo është lista e hapur 100 %. Pragu 3 % nuk ka sens. Në një sistem rajonal nuk mund të bëhet prag kombëtar.  Ne e kemi 1 % që do të thotë se nëse një subjekt politik nuk i merr ato vota, kurrë të mos marrë mandat”, theksoi Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

U tërhoqën nga eurobondi/ Bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit

Publikuar

-

Nga

U tërhoqën nga eurobondi/ Bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit

Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti bankat kishin investuar jashtë vendit rreth 22% të aktiveve të tyre, me një vlerë totale prej 336 miliardë lekësh ose rreth 2.7 miliardë eurosh. Aktivet jorezidente kanë sot peshën më të ulët në bilancin e bankave që nga mesi i vitit 2013. Ndërkohë, aktivet e sistemit në valutë përbëjnë aktualisht 51.8% të totalit, niveli më i ulët që nga viti 2010.

Në dy vitet e fundit, ulja e peshës së aktiveve në valutë dhe atyre jorezidente lidhet pjesërisht edhe me efektin e kursit të këmbimit. Aktivet jorezidente janë kryesisht në euro dhe nënçmimi i monedhës europiane ndaj lekut jep efekt negativ në vlerën e tyre, të konvertuar në lekë për qëllime të raportimit të statistikave.

Rënia aktiveve jorezidente gjatë pjesës së parë të këtij viti lidhet sidomos me vendimin e disa prej bankave të sistemit për të investuar në eurobondin e qeverisë shqiptare shumë prej fondeve që i mbanin të vendosura në llogari apo depozita jashtë vendit. Kjo e uli peshën e aseteve jorezidente me rreth 2.5 pikë përqindje.



Ndonëse sektori bankar shqiptar nuk është i angazhuar në investime të sofistikuara në tregjet e huaja, pesha e konsiderueshme e aktiveve jorezidente përcaktohet nga niveli i lartë i euroizimit të ekonomisë shqiptare. Afërsisht 52% e depozitave të publikut në sektorin bankar janë në valutë të huaj. Bankat nuk kanë mundësi t’i investojnë të gjitha këto fonde në hua apo instrumente alternative në Shqipëri, ndaj një pjesë e tyre shkojnë jashtë vendit, kryesisht në formë vendosjesh në banka të tjera. Për bankat me kapital të huaj, kjo marrëdhënie shpesh vendoset me grupet bankare zotëruese apo institucionet e lidhura financiare.

LEXO EDHE:  Video kompromentuese për ambasadorin e BE?/ Vihet në lëvizje presidenti

LEXO EDHE:  Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj/ Rrezikon ndëshkim të padrejtë të mediave

Ndërkohë, huaja për jorezidentët pasi arriti pikun në vitin 2017, tashmë është stabilizuar dhe aktualisht përbën rreth 15% të aktiveve jorezidente ose 3% të totalit të aktiveve të sektorit bankar shqiptar.

Në kushtet e normave reale negative për euron mbajtja me sa më pak kosto të likuiditetit në euro është bërë një sfidë për bankat. Jo rastësisht sektori shfaqet shumë i interesuar sa herë që qeveria shqiptare emeton instrumente borxhi në monedhën europiane. Gjatë viteve të krizës, Banka e Shqipërisë aplikoi edhe masa shtrënguese rregullatore, duke rritur kërkesën për kapital në mbulim të investimeve jashtë vendit, por rezultatet nuk ishin shumë domethënëse. As strategjia e deeuroizimit nuk ka sjellë rezultate të dukshme në uljen e peshës së euros në bilancet e institucioneve financiare./Monitor

LEXO TE PLOTE