LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Rritet korrupsioni në administratë/Kallëzimet e KLSH nuk shkojnë në gjykatë

20 Gusht 2016, 06:57, Aktualitet CNA

Sipas një studimi nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit lidhur me përfundimet e kallëzimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprat e korrupsionit, theksohet se shumica e këtyre kallëzimeve nuk shkojnë në gjykatë, ndërsa ato dosje që gjykohen, kanë të bëjnë vetëm me funksionarë të thjeshtë të administratës.

Drejtorja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj deklaroi: ?Në vitin 2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë 25 kallëzime penale në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Tiranë dhe Durrës ku ka denoncuar 63 zyrtarë publikë?, deklaron drejtorja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj. Sipas saj, nga këto 25 kallëzime penale, 6 prej këtyre rasteve janë çuar në gjykatë, 19 raste të tjera janë mbyllur nga organi i Prokurorisë. Në një rast është vendosur mosfillim hetimi dhe në të gjitha rastet e tjera, është pushuar çështja penale kryesisht me argumentimin se shkeljet e pretenduara janë administrative dhe jo penale. ?Çfarë ndodh? Për 19 rastet mbyllura, KLSH-ja nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit në Gjykatë. Është gjykata që shpesh herë ushtron kontroll mbi organin e Prokurorisë për sa i takon faktit nëse hetimet e plota kanë qenë të plota dhe të gjithanshme. Më pak se ¼-ta e kallëzimeve penale janë dërguar në gjykatë dhe rastet që janë dërguar në gjykatë i takojnë nëpunësve të thjeshtë. Do të doja të tregoja një rast. Bëhet fjalë për një gjyqtar së Gjykatës së Elbasanit, i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Çështja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zgjatur tre vite. 51 seancat gjyqësore të zhvilluara me këtë të pandehur dhe me një të pandehur tjetër që dyshohet se ka ushtruar korrupsion aktiv.?

Gjithashtu, Erida Skëndaj, ka shprehur shqetësimin e komitetit për vonesat dhe zvarritjet e hetimeve nga autoritetet greke të vdekjeve të dy shqiptarëve në burgjet e Greqisë, Pëllumb Marknikollaj dhe Ilia Karrelit. / Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga