LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot lakuriqe dhe fakte misterioze për gruan e Donald Trump

20 Gusht 2016, 13:30, Lifestyle CNA

Melania Knauss, ajo është një modele super seksi 28 vjeçare, e gjatë e mrekullueshme dhe me një theks seksi sllav. Donald Trump, ai një miliarder 52 vjeçar që nuk ka shumë nevojë për komente . Zyrtarisht ata thonë se janë njohur në Nju Jork në vitin 1998. Në vitin 2005 më në fund vendosën të martohen. Tani pretendojnë të jenë Zoti dhe Zonja e parë e Amerikës.

Ngrihen disa pikëpyetje mbi të kaluarën e tyre.

Dyshohet se ajo punonte në një agjensi modelingu që shërbente si mbulesë për prostitutat e klasit të lartë, duke u nisur nga fotot nudo të Melanie, të cilat janë bërë në vitin 1995.

Një gazetar slloven, Bojan Pozar së fundi ka bërë një biografi të paautorizuar për Melanie, thotë se Trump është takuar me këtë të fundit pikërisht në vitin 1995 jo në vitin 1998, siç pretendon çifti. Kjo biografi aludon mbi faktin që Trump e ka financuar karrierën e Melanie.

Pozar shkruan se nga viti 1995 deri në vitin 1998 në mënyrë të mistershme nuk ka asnjë të dhënë për Melanie, madje as me kë shoqërohej dhe a ka patur të dashur gjatë kësaj periudhe.

Një tjetër përgjigje që duhet të japë Melanie është edhe fakti si ka punuar ajo në Amerikë kur nuk kishte vizë.

Kjo do të ishte një goditje e rëndë për një kandidat si Trump që është kundër emigrantëve. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga