Connect with Us

Erion Veliaj pushon nga puna dy gazetarë/PD: Veliaj ndërhyn brutalisht, hakmerret ndaj gazetarëve

Aktualitet

Erion Veliaj pushon nga puna dy gazetarë/PD: Veliaj ndërhyn brutalisht, hakmerret ndaj gazetarëve

Publikuar

-

/

Erion Veliaj pushon nga puna dy gazetarë pse tentuan të hedhin dritë mbi aferën e madhe të korrupsionit e klientelizimit në Sharrë, ku mbeti i vdekur 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Largimi nga puna i dy gazetarëve vetëm pse bënë detyrën e tyre vjen si një goditje që i bëhet medias dhe lirësë së shprehjes në vend. Partia Demokratike nëpërmjet Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma deklaron se ky është një rast i paprecendent, kur një zyrtar i lartë hakmerret në këtë mënyrë ndaj medias, jo vetëm duke mbyllur një investigim, duke bllokuar një lajm, por më keq, duke larguar nga puna drejtorin e lajmeve dhe kryeredaktorin. Sipas Dumës përveç fshehjes së të vërtetës mbi të riun që humbi jetën në Sharrë, Veliaj bllokon pasqyrimin e lajmit në media me mënyra që kulmojnë me pushimin nga puna të gazetarëve. /Citynews.al

Në vijim deklarata e plotë

Deklaratë e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma

Partia Demokratike dënon me forcë ndërhyrjen brutale të Erion Veliajt në media, që solli largimin e dy drejtuesve të lajmeve në televizionin a1 news.

Eshtë hera e parë që një zyrtar i lartë hakmerret në këtë mënyrë ndaj medias, jo vetëm duke mbyllur një investigim, duke bllokuar një lajm, por më keq, duke larguar nga puna drejtorin e lajmeve dhe kryeredaktorin.

Alida Tota dhe Brahim Shima u flakën nga puna, sepse tentuan të hedhin dritë mbi aferën e madhe të korrupsionit e klientelizimit në Sharrë, ku mbeti i vdekur 17 vjecari Ardit Gjoklaj.

Dy gazetarët zbuluan se impianti i korrupsionit i Veliajt ishte i zhytur thellë në informalitet, ku nuk zbatohej asnjë rregull, asnjë normë sigurie, asnjë  ligj.

LEXO EDHE:  Basha kundër ndryshimeve Kushtetuese të 2008/ Nuk i përshaten nevojës për demokraci

Erion Veliaj jo vetëm nuk thotë vetë asnjë fjalë për humbjen e jetës së 17 vjecarit që punonte në atë biznes korruptiv e kriminal të ndërtuar prej tij në Sharrë, por hakmerret dhe bën shembull gazetarët që guxojnë të investigojnë.

Një sjellje e përsëritur, pasi me 11 gusht, Veliaj bëri të heshtë edhe një media të rëndësishme si Top-Channel, duke bllokuar pasqyrimin e denoncimit të PD-së, për këtë ngjarje.

Erion Veliaj del kështu hapur në mbrojtje të krimit e të korrupsionit në landfillin e tij.

Ashtu si dhe shefi i tij, Edi Rama, i cili vazhdon të mbajë në arrati kryetarin socialist të Peqinit, partneri i Veliajt në këtë aferë, duke mos ia dorëzuar drejtësisë, edhe pse është shpallur në kërkim prej 10 ditësh.

Shkarkimi i gazetarëve me urdhër të Erion Veliajt është një prej goditjeve më të rënda të lirisë së shtypit, tipar i qeverisjes së Edi Ramës e zhytur në krim e korrupsion, që e ka median e lirë armike.

Partia Demokratike i fton organizatat e medias të reagojnë për këtë rast, të mos pranojnë që një falsifikator i korruptuar si Erion Veliajt të bëhet drejtuesi i televizioneve dhe gazetave.

Ne shpresojmë se partnerët ndërkombëtarë dhe ambasadat e vendeve të BE dhe SHBA do të mbajnë shënimet e duhura e do të vëzhgojnë nga afër rastin.

Edi Rama, Erion Veliaj, aferat e tyre të llojllojshme, nga ndërtimet tek droga kanë nevojë për media të dobët e të nënshtruar.

Por interesi publik, vendi, e ardhmja europiane ka nevojë për media të fortë e të pavarur.

Media do të jetë më mirë pa Edi Ramën e ushtarët e tij.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Gratë, paqja dhe siguria prioriteti kryesor i Shqipërisë”/ Xhaçka mban fjalimin e parë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB ka mbajtur fjalën e saj, duke adresuar çështjet më të rëndësishme.

Gjatë fjalës së saj Xhaçka u shpreh se gratë, paqja dhe siguria, janë prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme.

Fjala e plotë e ministres Olta Xhaçka:

Zonja Presidente, është një nder i madh për mua që të jem Ministrja e Parë e Jashtme Shqiptare, që adresoj Këshillin e Sigurimit si anëtar jo i përhershëm i këtij organi të rëndësishëm. Por ajo që e bën këtë rast dhe më të veçantë për mua dhe vendin tim është çështja që po adresojmë sot: Gratë, Paqja dhe Siguria, një çështje që është prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme.

Dua të falenderoj kolegen Norvegjeze dhe Presidencën e Norvegjisë për këtë mundësi. Gjithashtu dua të falenderoj Komisioneren e Lartë Bachelet për fjalën e saj. E njoh angazhimin e saj personal për këtë kauzë. Gjithashtu dua të falenderoj Ms. Yaftali dhe Ms. Asoka për perspektivat nga terreni që ishin veçanërisht shumë informuese.

Kam punuar për këtë agjendë për disa kohë tanimë si politikane, por gjithashtu edhe si aktiviste për të drejtat e grave. Dhe gjatë gjithë këtyre viteve një mendim më ka shoqëruar në mënyrë konstante: Si është e mundur që gratë duhet akoma të luftojnë për diçka kaq elementare si barazia, e për të njëjtat të drejta si burrat që janë gjysma tjetër e popullsisë?

Është e ndërlikuar, që edhe në kohën ku jetojmë barazia e të drejtave, e përfaqësimit, edukimit dhe mundësive nuk janë të mirëqena nëse je grua. E për më tepër edhe e drejta për të marrë pjesë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë nuk merret si e mirëqenë nëse je grua. Është një e vërtetë e trishtuar e historisë, por është gjithashtu një e vërtetë e trishtuar e ditëve dhe epokës tonë që ndërsa burrat aktualisht shkaktojnë pjesën më të madhe të luftimeve, gratë shpesh mbajnë peshën kryesore të tyre.

Nuk e them këtë si një slogan klishe. E them si një mësim që ne shqiptarët e kemi nxjerrë nga historia jonë. E pamë këtë në Kosovë. Gratë u lanë pas për t’u kujdesur për familjet e tyre, gratë u lanë pas për të mbledhur pjesët e mbetura.  Gratë përdhunoheshin, torturoheshin dhe vriteshin si shënjestra të qëllimshme të një fushate kriminale të spastrimit etnik.

Dhe këtë e shikojmë në të gjitha konfliktet kudo në botë nga Afganistani në Jemen, nga Mianmar në Etiopi, në Siri ose përndjekja që iu bëhet aktivistëve në Bjellorusi.

Aktivistet gra përballen me kërcënime dhe rreziqe, ku përfshihen ndalimet arbitrare, rrëmbimet e zhdukjet nga autoritetet qeveritare, madje edhe vrasje nga autoritetet qeveritare, jo vetëm për shkak të rreziqeve të zakonshme që vijnë me aktivitete e tilla në zonat e konfliktit, por edhe për faktin që janë gra.

E megjithatë, unë e di se ka rezistencë që gratë të luajnë rol në mënyrën se si arrihet paqja. Se si zgjidhen konfliktet.



LEXO EDHE:  Fasada e 18 Dhjetorit/ “Sudja” kapet “mat”, Pallati i Kongreseve mbushet me socialistë?

LEXO EDHE:  Basha kujton 22 Marsin/ Sot Shqipëria po na thërret përsëri

30 vjet më parë, kur vendi im filloi rrugën e tij të gjatë dhe të vështirë drejt rindërtimit nga dekada izolimi dhe rrënimi nën një regjim jashtëzakonisht radikal komunist, ne bëmë të njëjtin gabim. I mohuam gruas rolin në rindërtim, në pajtim, në procesin e hedhjes së themeleve të Shqipërisë tonë të re. Ne kemi paguar për atë gabim. Por edhe kemi mësuar prej tij.

Jam krenare që barazia gjinore është një prioritet i lartë për Qeverinë Shqiptare, jo vetëm me fjalë dhe politika, por edhe me veprime e arritje konkrete. Shqipëria renditet aktualisht ndër 5 qeveritë e para me barazi gjinore të balancuar, me 75% të posteve ministrore të mbajtura nga gratë. Një përqindje e ngjashme e posteve ekzekutive të nivelit të lartë dhe të mesëm, si dhe disa nga postet kryesore më të larta publike – duke përfshirë institucionet e pavarura, agjensitë, departamentet në fusha kyçe të shtetit – mbahen nga gratë.

Ne kemi përfituar. I gjithë vendi ka përfituar.

Kjo është arsyeja pse ne vendosëm ta bëjmë Gratë, Paqen dhe Sigurinë prioritetin tonë kryesor. Në këtë frymë, ne iu bashkuam Norvegjisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Nigerit, në Deklaratën e Angazhimeve të Përbashkëta për ta bërë Gratë, Paqen dhe Sigurinë prioritetin kryesor gjatë Presidencave tona në KS.

Megjithatë, ne e dimë se pjesëmarrja dhe mbrojtja ecin paralelisht. Për këtë arsye unë do të doja të përqendrohesha në 4 pika kryesore:

Së pari, të mbështesim dhe të vëmë në dispozicion burime për organizatat relevante të OKB-së për të ofruar të gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për gratë aktiviste të të drejtave të njeriut, paqendërtueset dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë në rrezik, duke përfshirë ato që kanë informuar Këshillin e Sigurimit ose janë angazhuar në cilësi të tjera me sistemin e OKB-së.

Së dyti, të krijojmë mekanizma financimi fleksibël të afta për të vepruar shpejt dhe për t’u përgjigjur me shpejtësi kur gratë lidere përballen me kërcënime dhe akte ndëshkimore – Krijimi i Dritares së Financimit për Gratë Aktiviste të të Drejtave të Njeriut më herët sot është një zhvillim pozitiv dhe Shqipëria do të japë kontributin e saj për fondin.

Së treti të rrisim fondet për organizatat dhe lëvizjet për të drejtat e grave dhe për organizatat e lëvizjet e te drejtave të grave të udhëhequra nga gratë, në zonat delikate dhe të prekura nga konflikti.

Së katërti, të rrisim llogaridhëniën në lidhje me gratë, paqen dhe sigurinë duke pasur një qasje me tolerancë zero ndaj akteve hakmarrëse kundër grave aktiviste dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Këshilli duhet të luajë një rol thelbësor në këtë drejtim. Një rol vendimtar. Nuk mund të ketë paqe pa gratë dhe do të ishte e pafalshme të përjashtohej gjysma e njerëzimit nga përpjekjet që synojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Faleminderit!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla, zëdhënësi i Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja me thikë në Durrës/ Zbardhen detajet e para, si nisi sherri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen në Durrës, ku u plagos një person me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobta.

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.



Më  datë 18.01.2022, rreth  orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën  kujdesin e mjekeve.

LEXO EDHE:  Lideri i pusetës!

LEXO EDHE:  Vrasja e Klodian Rashës/ Basha takim me reporterët e PE

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE