LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlorë/Policia e shtetit çel panairin 5 ditor për potencialin, detyrat dhe misionin e saj

19 Gusht 2016, 13:20, Aktualitet CNA

“Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit?? është panairi 5 ditor që ka nisur sot në qytetin e Vlorës, si një organizim i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në kuadër të rritjes së bashkëpunimit të policisë me publikun.

Panairi është i organizuar me disa stenda  me qëllim hapjen e Policisë me publikun dhe prezantimin  në publik të teknologjisë dhe logjistikës, që përdor Policia e Shtetit.

Në këtë panair qytetarët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me të gjithë potencialin e Policisë së Shtetit, detyrat dhe misionin e saj.

Në stenda do të jenë të ekspozuara pajisje të Repartit të Forcave Speciale RENEA ( Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur??, FNSH (Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë) si dhe  Salla e Lëvizshme e Komandimit.

Në stendat e tjera do të jetë Policia Rrugore, ajo e Hetimit të Krimit dhe Policisë Shkencore, e Sigurisë Publike (Zyrat e Shërbimit Qytetar, Shqiponjat), stenda e Kufirit dhe Migracionit si dhe ajo e Akademisë së Sigurisë.

Në qytetin bregdetar të Vlorës panairi do të qëndrojë i hapur për dy ditë, në datat 19 dhe 20 Gusht nga ora 17.00 deri në orën 24.00 pranë Sheshit Pavarësia.

Panairi  “Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit?,? ditën e diel në datën 21 Gusht do të jetë në qytetin e Himarës për të vijuar ditën e martë në datën 23 Gusht në Sarandë te Shëtitorja, pranë (Limanit). /Citynews.al

Lajmet e fundit nga