LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD: Rama i jep 600 mijë euro, pa transparencë kompanisë ku punon vajza e gruas së tij/Paratë e shtetit tek familjarët e kryeministrit, qytetarët vuajnë për ujë

19 Gusht 2016, 12:20, Politikë CNA

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për favorizim të vajzës së gruas së tij, duke i dhënë 600 mijë euro kompanisë ku vajza punon, në kundërshtim me ëdo procedurë të ligjshme. Duke vënë theksin në korrupsionin në të cilin është i përfshirë kryeministri dhe qeveria, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa sjell në vëmendje mungesën e transparencës dhe shpërdorimin e parave të buxhetit të shtetit që duhet të shkonin në shërbim të qytetarëve.

?Pa transparencë, pa garë, pa kritere të shpallura, Edi Rama fut 600 mijë euro të shqiptarëve ne xhepat e kompanisë ku punon vajza e gruas së tij. Për me demek konsulence. Kjo është fatura e korrupsionit për qytetaret. Paratë shkojnë në llogaritë e familjarëve të kryeministrit, ndërkohë që shqiptarët kërkojnë ujë, rrugë, kërkojnë punë. Por Edi Rama nuk punon për shqiptarët, ai ka hequr dorë de fakto nga detyra?, thuhet në deklaratën për shtyp të zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa.

Duke sjellë në vëmendje nevojat e mëdha të shqiptarëve, ku qeveria dhe kryeministri duhet të fokusohen për të gjetur zgjidhje dhe për të shërbyer me paratë e buxhetit të shtetit, PD thekson se faturra e korrupsionit vetëm sa vjen e rritet.

?600 mijë euro janë pagesë papunësie për 12 mijë familje të varfra. 600 mijë euro janë paga minimale për 3 mijë e 727 persona. Janë pensioni mesatar për 5500 persona.

Me 600 mijë euro, Edi Rama mund të kishte siguruar ujë të pishëm për 2 mijë banorë, duke ndërtuar një ujësjellës. Me 600 mijë euro mund të kishte rregulluar 5 kilometra rrugë dytësore, ose rrugë fshati që u shërbejnë mijëra banorëve. Por Edi Rama ka zgjedhur tia japë firmës ku punon vajza e gruas së tij. 600 mijë euro, me një dorë?, tha Zhupa.

Korrupsioni dhe vjedhja, sipas Partisë Demokratike janë edhe arsyeja pse qeveria nuk investon në shërbime për qytetarët.

?Prandaj nuk ka para për investime, për ujësjellësa, për rrugë, për vende pune, për të luftuar varfërinë, sepse paratë e shqiptarëve me Edi Ramën janë të destinuara për korrupsion, janë të destinuara të vidhen. Edi Rama punon vetem për vete e për oligarkët që e rrethojnë. Ky sundim do të përmbyset shpejt. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën?, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së PD-së. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga