Connect with Us

21 universitetet më të mira në botë/JA KLASIFIKIMI PËR VITIN 2016

Aktualitet

21 universitetet më të mira në botë/JA KLASIFIKIMI PËR VITIN 2016

Publikuar

-

 

Çdo vit, Universiteti JIAO TONG i SHangait / Kinë, (një ndër universitetet e specializuar për sipërmarrje të tilla serioze) kryen një studim të hollësishëm lidhur me ajkën e Universiteteve më të mira të Botës.

Ja klasifikimi për vitin 2016:

(ZGJIDHNI SE NË CILIN UNIVERSITET DO TA DËRGONI FËMIJËN TUAJ ME STUDIME QË, PASI TË MBAROJË ME SUKSES, TA SHIKOJMË OSE KRYEMINISTËR TË SHQIPËRISË / KOSOVËS, O NOBELIST.)

  1. HARVARDI: Ky Universitet gjendet në qytetin Kembrixh (Cambridge) / SHBA. Ai pret ajkën (elitën) intelektuale të krejt botës. Përbëhet nga 10 fakultete. Ndër më të rëndësishmit: Mjekësi, Arte, Drejtësi, Ekonomi, Shëndetësi…Është themeluar në vitin 1636 dhe renditet si universiteti “më plak” i SHBA-ve. Dallohet për nivelin më të lartë të mësimdhënies. Nga ky Universitet kanë dale një numër shumë i madh Nobelistësh. …

Por kushton shtrenjtë. 25.000 Euro / vit, pa llogaritur strehimin. Ky Universitet, në vitin 2010 kishte një buxhet prej 2.6 milionë Eurosh.

Pikët nga 100 : 100

Nr. i studentëve: 21 260

Vendi: SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 1.

 

  1. STANFORDI: Ndodhet në jug të San Françiskos. Ka një kampus prej 16.000 studentësh. Fakultetet më në zë: Mjekësi, Shkenca Shoqërore, Inxhinieri. Ky Universitet përfiton shumë nga qendrat e tij të mëdha kërkimore – shkencore dhe tërheq shkencëtarët më të shquar nga e gjithë bota sidomos në degët fizikë, biologji dhe informatikë. Sa për kërshëri, këtu u shpik e-maili dhe përcaktimi i sekuencave të gjenomit. Në vitin 2008 u regjistruan 400 shpikje të reja nga ky Universitet.

 

Pikët nga 100 : 74,7

Nr. i studentëve: 15 861

Vendi: SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 2.

 

  1. BERKLI (BERKELEY): Ndodhet në Kaliforni. Është themeluar në vitin 1868. Është një nga Universitetet më prestigjiozë amerikanë, i cili përbëhet nga 14 fakultete. Shquhet për fakultetet e Ing. Elektrike, Informatikë, Biologji dhe Shkenca Politike.  Ka një qendër kërkimore shumë të zhvilluar. Prej tij kanë dalë 14 nobelistë dhe 4 fitues të çmimit Pulitzer. Nga 52 programe që ka ky Universitet, 48 konsiderohen si ndër më të mirët në kontinentin amerikan. Është universiteti i 9-të i cili ka nxjerrë numrin më të madh të miliarderëve.

 

Pikët nga 100 : 70, 1

Nr. i studentëve: 34.000

Vendi: SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 4.

 

  1. KEMBRIXHI (CAMBRIDGE) : ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar (Angli). Universiteti i katërt më i mirë për vitin 2016. Në vitin 2009, kremtoi 800 vjetorin. Në vitin 2006, renditej i dyti më i mirë në shkallë botërore. Universiteti dallohet për arritje të shkëlqyera të nxënësve të tij të dale nga 31 “Kolegje”. Qysh nga viti 1901 gjer sot, mbi 80 përfundues të këtij Universiteti kanë fituar Çmimin Nobel. Shquhet për qendra të mëdha kërkimore – shkencore si dhe për shtëpinë e famshme botuese.

 

Pikët nga 100 : 69.6

Nr. i studentëve: 17.868

Vendi:  Mbretëri e Bashkuar

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 5.

5.     INSTITUTI I TEKNOLOGJISË I MASAÇUSETIT (Massachusetts Institute of Technology): Ndodhet në Kembrixh (SHBA) dhe shquhet për ekimet kërkimore shumë të përgatitura. Përbëhet nga shumë degë, por mësimet në aeronautikë, kimi, informatikë, mekanikë janë ndër më të arrirat e planetit. Ky universitet nuk nxjerr vetëm teknicienë. Ai shquhet gjithashtu edhe për fakultetet e Shkencave politike, Historisë, Ekonomisë…

 

Pikët nga 100 : 69.2

Nr. i studentëve: 10.264

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 3.

  1. UNIVERSITETI I PRINCETONIT (PRINCETON): Themeluar në vitin 1746 dhe gjendet në Nju Xhersi (New Jersey). Për bëhet nga 34 degë, ndër më të shquarat : Antropologji, Kimi, Sociologji, Sporte…. Ka shumë qendra kërkimore si Institutin e Neuroshkencës, Qendra e Studimeve të Afro – Amerikanëve, Qendra për Artet…

 

Pikët nga 100 : 61

Nr. i studentëve: 7. 508

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 6.

 

  1. OKSFORDI (OXFORD): Ndodhet në Angli. Themeluar qysh në vitin 1096. Shumica e studentëve, të cilët regjistrohen në këtë Universitet, ndjekin degët Shkenca Shoqërore, Mjekësi, Matematikë, Fizikë… Cilësia e leksioneve dhe e trupës mësimdhënëse bën që studentët e këtij universiteti ta kenë shumë të lehtë të gjejnë vetveten në tregun e punës. Më shumë se 1/3 e studentëve të këtij universiteti janë të huaj, nga mbi 140 vende të ndryshme të botës.

 

Pikët nga 100 : 58.9

Nr. i studentëve: 18. 703

Vendi:  Mbretëri e Bashkuar

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 10.

 

  1. INSTITUTI I TEKNOLOGJISË I KALIFORNISË (CALIFORNIA INSTITUTE OF THECNOLOGY): Me pak më shumë se 2000 studentë, ky Universitet i vogël amerikan radhitet ndër më të mirët e botës. Shquhet për degët: Biologji, Fizikë, Kimi, Matematikë. Studentët e saj janë ndër furnizuesit kryesorë të NASA-s. Shquhet për qendra të fuqishme shkencore.

 

Pikët nga 100 : 59.6

Nr. i studentëve: 2 130

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 7.

 

  1. KOLUMBIA (COLUMBIA): Në vitin 2015, Universiteti i Kolumbisë (SHBA) zuri vendin e 9-të si ndër universitetet më të mira në botë. Ndodhet në Nju Jork dhe ka dy kampuse gjigante për studentët, njëri, i cili njihet si historik dhe tjetri modern. Njihet botërisht si qendër e madhe formimi. Degët e tij janë nga më të larmishmet: Arkitekturë, Mjekësi, Marketing, Gazetari, Drejtësi… Subvencionohet nga shteti dhe nga ndërmarrjet private gjithashtu. Ka një buxhet të madh prej mbi 2 miliardë Euro. Çdo vit ky Universitet prestigjioz pret mbi 5 000 studentë të huaj. Presidenti Barak Obama ka përfunduar studimet e veta në këtë Universitet.

 

Pikët nga 100 : 56.7

Nr. i studentëve: 21.817

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 8.

 

  1. ÇIKAGO (CHICAGO): Ky universitet është i famshëm për degët: Ekonomi, Sociologji dhe Biologji. Qendrat kërkimore të tij janë prioritet, krahas mësimdhënies. Binomi teori – Praktikë është përparësi e tij. Kryen studime dhe kërkime pararojë lidhur me sëmundjen e kancerit, me gjenomin dhe me teknologjitë e reja. Në shtator 2008, Qeveria Amerikane i dha mbi 20 milionë Euro për të kryer projekte kërkimore – shkencore.

 

Pikët nga 100 : 54.2

Nr. i studentëve: 13. 070

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 9.

 

  1. JAL (JALE): Universiteti i Jalit është themeluar në vitin 1701. Edhe brenda Amerikës renditet si njëri prej universiteteve më të mira. Nga sallat e këtij universiteti kanë dalë 5 presidentë të Amerikës, si Bill Klintoni, Xhorxh W. Bushi… Gjithashtu, nga ky universitet kanë dalë gjithashtu edhe shumë anëtarë të Gjukatës së Lartë (Supreme) të Shteteve të Bashkuara. Përbëhet nga shumë fakultete, ku ndër më të famshmit mund të përmendim ata të Arkitekturës, Mjekësisë, Muzikës, Drejtësisë… Jali është rivali i Harvardit. Ka një buxhet vjetor prej rreth 1.4 miliardë Euro. Gjatë vitit që shkoi, ky Universitet priti 1902 studentë të huaj në kampusin modern të tij në Konektikat.
LEXO EDHE:  Raporti final i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë/ Universiteti i Tiranës më i dobëti

 

Pikët nga 100 : 52. 8

Nr. i studentëve: 11. 491

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 11.

  1. UKLA (UCLA) (Los Anxhelos): Universiteti i Kalifornisë në Los Angjelos (UKLA). Ky universitet “i ri” i themeluar në vitin 1919 shquhet për degët Mjekësi, Infermieri, Stomatologji…Ka një qendër mjekësore universitare, e cila renditet si nja nga 5 më të mirat të krejt Amerikës.

Pikët nga 100 : 51.5

Nr. i studentëve: 37.633

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 12.

 

  1. KORNEL (CORNELL): Universiteti i trembëdhjetë më i mirë në botë renditet ai i Kornel-it, i cili ndodhet në Itaka (Ithaca) në shtetin e Nju Jorkut. Themeluesit e tij janë Ezra Cornell dhe Andrew Dickson White . Ata mbronin idenë e një arsimimi dhe formimi të shkallës së lartë për të gjithë. Shquhet për degët Arkitekturë, Menaxhim, Mjekësi. Furnizohet kryesisht nga 14 kolegjet e tij të famshme.

 

Pikët nga 100 : 49

Nr. i studentëve: 20.515

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 13.

 

  1. UKSD (UCSD) (San Diego): Edhe universiteti i katërmbëdhjetë më i mirë në botë është gjithashtu amerikan. Bëhet fjalë për Universitetin e Kalifornisë në San Diego (UKSD (UCSD), krijuar në vitin 1960. Ghendet pranë Oqeanit paqësor dhe figuron si një ndër qendrat më të mëdha kërkimore në botë. Është i specializuar kryesisht për studimet që lidhen me botën e ujit (deteve, oqeaneve) dhe të hapësirës. Ka një institut oqeanografik, i cili studion ndryshimet e planetit. Ky Universitet ka edhe një nga qendrat laboratorike më të mëdha në botë për informatikën.

 

Pikët nga 100 : 47.8

Nr. i studentëve: 27.794

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 14.

 

  1. UASHINGTONI (WASHINGTON): Në vendin e 15-të renditet Universiteti i Uashingtornin, në qytetin amerikan të Siatllit (Seattle). Përbëhet nga mbi 150 departamente. Shquhet për nxjerrje kuadrosh në fushat e Administratës dhe Çështjeve publike, Shkencave shoqërore, Mjekësisë, Arteve… Ky Universitet ka dy qendra mjekësore ndër më të mirat në SHBA. Subvencionohet nga Shteti, ka një buxhet prej mbi 1 miliardë $. Për kërkime shkencore, trajtime eksperimentale dhe kura mjekësore kundër kancerit, dega e mjekësisë ndihmohet nga Shteti çdo vit me nga 500 milionë $.

 

Pikët nga 100 : 47.3

Nr. i studentëve: 40.280

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 15.

 

  1. XHON HOPKINS (JOHN HOPKINS): Gjendet në Baltimore / SHBA. Botimet e tij shkencore janë të njohura në të gjithë botën. Ky universitet gërsheton shumë teorinë me praktikën. Studentët qysh gjatë leksioneve tërhiqen në projekte shkencore.

 

Pikët nga 100 : 46

Nr. i studentëve: 15.116

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 16.

 

  1. UNIVERSITY COLLEGE I LONDRËS : Ky universitet u themelua në vitin 1826 në Londër. Është më i vjetri i saj dhe figuron si universiteti i parë laik i Anglisë dhe i pari, i cili i pranon studentët në po të njëjtat kushte si ato të studentëve të vitit 1878. I famshëm për studimet në fushat e neurologjisë, farmacisë,   studimeve të Europës lindore, gjithashtu edhe në studimet biomjekësore falë një numri të madh botimesh. Ky universitet mburret (me të drejtë!) për numrin e madh të Nobelistëve që ka nxjerrë: 32!

 

Pikët nga 100 : 45.6

Nr. i studentëve: 19673

Vendi:  Mbretëri e Bashkuar

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 18.

 

  1. PENSILVANI (PENNSYLVANIE): Themeluar nga Beniamin Franklini në vitin 1750. Ka në epiqendër disa parime, të cilat i mbron ende me fanatizëm: Rreptësi, Risi; Shpirt ndërmarrjeje; Zell për njohuri. I shquar për fushat e komunikimit, artit, veterinarisë, drejtësisë. Shkollat e tij të infermierisë, tregtisë janë më të famshmet në Amerikë. Ky universitet gjendet në Filadelfia dhe ka 174 institute dhe qendra të mëdha shkencore. Buxheti që i jep shteti për qëllime shkencore është mbi 450 milionë Euro / vit, çka e radhit si një ndër universitetet më të mira e më dinamike të Amerikës.

 

Pikët nga 100 : 44.5

Nr. i studentëve: 21.429

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 17.

 

  1. INSTITUTI FEDERAL I TEKNOLOGJISË I ZYRIHUT (EIDGENOESSISCHE TECHISCHE HOCHSCHULE): Ky Institut (universitet) është krijuar në vitin 1855 dhe është një nga më të famshmit dhe më të përparuarit në botë në lëmin e teknologjisë dhe të shkencave natyrore. Nga ky Institut kanë dalë 21 fitues të Çmimit Nobel.

 

Pikët nga 100 : 43.8

Nr. i studentëve: 14.116

Vendi:  Zvicër

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 20.

 

  1. UNIVERSITETI I TOKIOS: i VETMI Universitet aziatik i cili figuron ndër 20 universitetet më të mira të botës. Ky është themeluar në vitin 1877 dhe fillimisht ka qenë njëri prej universiteteve perandorake të Japonisë. Përbëhet nga tre kampuse të mëdhenj rreth e rrotull Tokios. Gjithashtu, në pronësi të tij janë dy kopshte botanike, 7 muzeume dhe dy spitale. Pas viteve 2000 ai ka marrë një zhvillim cilësor të pandalshëm. Nga ky universitet kanë dalë 7 fitues të Çmimit Nobel si dhe 17 studentë nga ky universitet janë zgjedhur kryeministra të Japonisë.

Pikët nga 100 : 42.2

Nr. i studentëve: 27.847

Vendi:  Japoni

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 21.

 

  1. UKSF (UCSF) Universiteti i Kalifornisë në San Françisko. Ky është universiteti i parë i shtetit të Kalifornisë i themeluar në vitin 1868. I përqendruar kryesisht në degët mjekësore e shkencore. Sot, 25.000 kërkues shkencorë e doktorë punojnë për projekte nga më të ndryshmet në lëmet e neurokirurgjisë, terapisë gjenetike, apo për trajtimin dhe kurimin kancerit. Kampusi Mission Bay, i hapur në vitin 2003, është shndërruar në universitetin më të madh biomjekësor në SHBA. Mbi 2000 studentë ndjekin degët e mjekësisë; infermierisë, stomatologjisë, farmacisë…

 

Pikët nga 100 : 41.9

Nr. i studentëve: 3 119

Vendi:  SHBA

Pozicionimi në vitin 2015: Vendi 18.

(Shënim: Burimi: [email protected] France)

Citynews.al/PËRGATITI: VIKTOR BAKILLARI 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pamje të rënda/ E qëlluan me thikë, i riu shqiptar humb jetën në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 26 vjeçar shqiptar në Itali, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë një ditë më parë në Ostiense të Romës.

Shqiptari me inicialet A.L nuk I ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin San Camilo.

Mejkët kanë ndërhyrë menjëherë por nuk kanë mundur të shpëtojnë 26 vjeçarin.

Mediat italiane shkruajnë se shkak i vrasjes mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës. I riu u godit me thikë disa herë në pjesën e pasme të trupit, dje rreth mesditës, nga dy persona.

LEXO EDHE:  Vendimi për universitetet/ Kejdi Mehmetaj: I drejtë por i vonuar

LEXO EDHE:  Deputeti i përvishet Nikollës/ “Arsimit të lartë i është imponuar ecja e somnambulit”

Falë dëshmive, autorët janë identifikuar nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Sami Frashëri”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën”, detaji që kapën në video

Publikuar

-

Nga

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamje nga kantieri, ku po vijon puna për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama thekson se puna po vazhdon pa u ndalur.

“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke vënë në dukje një detaj, që është mungesa e gjelbërimit në kryeqytet.

LEXO EDHE:  Deputeti i përvishet Nikollës/ “Arsimit të lartë i është imponuar ecja e somnambulit”

LEXO EDHE:  Sot nis viti i ri akademik/ Universitetet do zhvillojnë mësim online për një muaj

Qytetarët theksojnë se betoni dhe kullat i kanë zënë frymën Tiranës.

Një qytetar, ndërsa komenton videon e Ramës, shkruan “Të merr malli për një peme, kur e shikon nga sipër…”

Më tej, një tjetër shkruan “Vetëm beton Tirana. Lanë nam, edhe liqenit ja kanë zënë frymën.”

Po ashtu një tjetër shkruan “Nuk shoh “natyrë” ku të rinjtë kalojnë pjesë të ditës apo ambjente sportive në natyrë?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “E mira do ishte, qe ne vend te atyre kullave të kishte parqe, gjelbërim, ajër.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident në Durrës/ Përplasen dy mjete, ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm në Durrës është regjistruar një aksident, ku shtetasi G.H duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetësja E.H, e cila ishte pasagjere në mjet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

LEXO EDHE:  Profesori i njohur sulmon Universitetet private

LEXO EDHE:  Universitetet të mbyllura deri në pranverë?/ Rama sqaron studentët

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE