Connect with Us

I MARRË PËR SELFIJE…./Nga Mitro Çela

Aktualitet

I MARRË PËR SELFIJE…./Nga Mitro Çela

Publikuar

-

Hapa internetin…Blla blla…Universiteti I Ohajos na paska bërë një eksperimentim. Ka nakatosur ca pyetje për të rinjtë që bëjnë selfije. Përfundimi. Kush bën selfie me shumicë është narsist ose psikopat. I marrë, thotë populli. Përsërita frazën e fundit. Diçka sikur më rrodhi nëpër tru. Edhe unë bëj shumë selfije. Bile me keq: I hedh në FB. Bile akoma më keq: numëroj lik-et. Mastrubohem kur më dalin me shumicë…Mos jam Imarrë? Pyeta Ezmerkën:
-Si të dukem sot?
-Si I shkarë!
Sakllam. Amerikanët kanë të drejtë. Nuk e kam kuptuar që jam me një drasë mangut. Po halli? Rrëmbeva telefonin. Vëllai im I vogël punon në Spitalin Nr 5. Marrëzinë poe mbaj sekret. Po e nuhati Filipi, vë tellallët nga kënaqësia:” E morët vesh? Mitroja ra në sevda me selfijet…Dhë është bërë çyryk! Por këtu e thamë këtu e lame: më mirë syri se nami…”
-Alo…Simon! Kam një si rrjedhje në tru…Dua të më vizitojë Mentor Petrela…Me pushime?…Po Jera Kruja?…Mungon…Po Profesor Preza?…Ka nja 10 vjet që na ka lënë shëndenë…
Largova celularin nga veshi, pa e byllur…Vëllai, duke mendur se nuk dëgjoja, vazhdoi bisedën me gruan: “Do kemi problem me Mitron?…E paska vënë poshtë pleqëria?!”
Lashë telefonin dhe mendja mori arratinë. Kujtova artikullin e Ymer Memisë:” Duke lexuar shkrimet e Mitros, arrij në përfjundimin si shket dhe rrois burri kur mbush 60 vjeç?!”…Më paska pikasur që para 8 vjetësh…Disa ditë më parë takova Flamur Bërdëllimin. Kish botuar librin:” Jemi shtuar shumë, ne budallejtë.” Të kam edhe ty, mes personazhëve të tjerë. Tha Flamuri.
U shtriva në divan. Mbylla sytë. Dëgjova një bisedë më notë surealiste, mes Ezmerkës dhe djalit…Pse dremit?…Më duket si pak eksiq?…Nga I erdhi?…Po tu lëpihesh çupëlinave, kjo të gjet?!…Kush ja var Mitros?…Vuan më shumë plaku, kur nuk ja varin!…Po sikur të zërë dyshekun?…Mos! Na duhet rroga …
Hapa sytë…Fjete?…Të të bëj një vezë?…Po unë çdo darkë e shtyj me kos!…Duhet të hash sepse të bën mirë. Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. Tha Ezmerka dhe vazhdojë: Po të bëj një kamomil?…Po pse? Unë fle si qingj… Kamomili të qetëson mendjen…E kuptova. Nisi trajtimi si I marrë. Gjë e bukur. Mbylla sytë. I hapa. Dëgjova Ezmerkën:
-Nesër merr makinën për në punë?
-Jam rehat me autobuzin e Top-it.
-Jooo… Autobuzi është rangallë. Ty të kemi VIP…Merre makinën. Po të bëj gati bukën për nesër: sallam, djathë, vezë dhe ca fruta…Po pse këto harxhe…Unë e kam shtyrë për bukur me dy byrekë nga 200 lekë secili…Jo dhe Jo…
…Nuk qënka edhe kaq e keqe marrëzia…Në trajtimin e Ezmerkës, de!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Protestat e dhunshme në Bejrut, reagon SHBA

Publikuar

-

Nga

Protestat e dhunshme në Bejrut, reagon SHBA

Në kryeqytetin e Libanit, policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që u përpoqën të kalojnë një barrierë për të arritur në ndërtesën e parlamentit, ndërkohë që numri i të vdekurve nga shpërthimi së martës në portin e Bejrutit arriti në 158.

Rreth 10,000 njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër mënyrës se si qeveria po e trajton shpërthimin shkatërrimtar. Gjatë protestës u dëgjuan të shtëna.

Një polic u vra në përleshje me demonstruesit, njoftoi një zëdhënës i policisë.

Kryqi i Kuq tha se kishte trajtuar 117 persona të lënduar në vendin e ngjarjes, ndërsa 55 të tjerë u dërguan në spital. Në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të qytetit shpërtheu një zjarr.

Një demostrues shkel mbi portretin e presidentit Michel Aoun

Dhjetra protestues u futën në ministrinë e jashtme, ku dogjën një portret të Presidentit Michel Aoun, të cilin shumë libanezë e shohin si përfaqësues të një klase politike që qeveris Libanin prej dekadash dhe që ata thonë se është fajtor për krizat e thella politike dhe ekonomike.

“Ne do të qëndrojmë këtu. I bëjmë thirrje popullit libanez që të pushtojë të gjitha ministritë”, tha një demonstrues përmes megafonit.

Njerëzit u mblodhën në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Bejrutit, disa prej tyre duke hedhur gurë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, kur disa protestues u përpoqën të kalojnë barrierën në një rrugë që të çonte drejt parlamentit.

Protestuesit thërrisnin “Populli kërkon rënien e regjimit,” dhe mbanin pankarta me fjalët “Ikni, jeni të gjithë vrasës”.

“Duam një të ardhme me dinjitet, nuk duam që gjaku i viktimave të shpërthimit të shkojë kot”, tha protestuesja Rose Sirour.​

REAGON AMBASADA E SHBA



Shtetet e Bashkuara thanë se mbështesin të drejtën e demonstruesve libanezë për protesta paqësore dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga dhuna.

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/FOTO ME ENVERIN

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Një zoçkë me dy bandillë

Në një deklaratë, ambasada e SHBA në Bejrut tha se populli libanez ka vuajtur shumë dhe meriton udhëheqës që “ndryshojnë kurs, për t’iu përgjigjur kërkesave popullore për transparencë dhe përgjegjshmëri”.

Pamje e pjesshme nga porti i shkatërruar i Bejrutit

Shpërthimi i së martës, më i madhi në historinë e Bejrutit, solli shkatërrime të mëdha në qytet. Qeveria ka premtuar se do të gjejë shkaktarët dhe do t’i verë përpara përgjegjësisë.

Disa banorë, që përpiqeshin të vinin rregull në apartamentet e dëmtuara rëndë nga shpërthimi, denoncuan qeverinë, të cilën e shohin si të korruptuar, duke thënë se ajo përsëri i la në baltë.

“Nuk kemi besim te qeveria jonë,” tha studentja Celine Dibo teksa pastronte gjak nga muret e apartamentit të saj. “Uroj që Kombet e Bashkuara ta marrin nën administrim Libanin.”

Disa njerëz thanë se nuk ishin aspak të befasuar që Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi këtë javë lagjet e tyre, ndërsa udhëheqësit libanezë nuk e bënë këtë.

“Ne po jetojmë në nivelin zero. Shpresoj se një vend tjetër do të donte të na merrte nën administrim. Udhëheqësit tanë janë një bandë njerëzish të korruptuar,” tha psikologia Maryse Hayek, shtëpia e prindërve të së cilës ishte shkatërruar nga shpërthimi.

Partia Kataeb e Libanit, një grup i krishterë që kundërshton qeverinë e mbështetur nga Hezbollahu i lidhur me Iranin, njoftoi të shtunën dorëheqjen e tre ligjvënësve të saj nga parlamenti.

“I ftoj të gjithë ligjvënësit të japin dorëheqjen në mënyrë që njerëzit të mund të vendosin se kush do t’i qeverisë, pa iasnjë imponim,” tha kreu i partisë Samy Gemayel, duke e njoftuar vendimin gjatë funeralit të një anëtari drejtues të partisë, i cili vdiq në shpërthim. /VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Covid-19/ Mes të infektuarve në Elbasan, edhe drejtoresha e Zyrës Arsimore

Publikuar

-

Nga

Covid-19/ Mes të infektuarve në Elbasan, edhe drejtoresha e Zyrës Arsimore

Mbyllet drejtoria Arsimore në Elbasan.

Drejtoresha ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe me protokollet në fuqi, i gjithë stafi tashmë është në izolim.



Ky qytet ka pasur 19 raste të reja sot, dhe përpos drejtoreshës së arsimit, mes të infektuarve është edhe një ekonomist i njohur që ka një studio në qendër të qytetit.

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/PARA TË THATA PËR PELIKANI KAÇURREL

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Një zoçkë me dy bandillë

Në qarkun e Elbasanit me 164 raste gjithsej, janë aktualisht aktivë 64 raste. Prej tyre 2 janë të shtrirë në spital. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përhapin virusin!/ Australia nxjerr nga qarkullimi 286 lloje maskash

Publikuar

-

Nga

Përhapin virusin!/ Australia nxjerr nga qarkullimi 286 lloje maskash

Qindra lloje të ndryshme të maskave të fytyrës janë hequr nga dyqanet në Australi pasi autoritetet ngritën shqetësimin se disa prej tyre nuk mund të parandalojnë infeksionin.

Maskat kirurgjikale ose ekzaminimi, të destinuara për të zvogëluar ose parandaluar transmetimin e sëmundjes, konsiderohen pajisje mjekësore, kontrollohen nga Administrata e Mallrave Terapeutike dhe duhet të përfshihen në regjistrin e mallrave terapeutikë përpara se të dalin në shitje.



LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/SEVDA ME KONSULLEN KANADEZE

Që nga e enjtja, 286 lloje të maskave, mes të cilave edhe ato kirurgjikale ishin hequr nga regjistri, si pjesë e një shqyrtimi pas tregut të shkaktuar nga shqetësimet se shumë maska ​​nuk plotësojnë standardet rregullatore dhe nëse përdoren në mjediset mjekësore, mund të nxisin përhapjen e sëmundjes. /CNA.al

LEXO TE PLOTE