LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrës/Ngasin makinën të dehur, arrestohen 3 persona

18 Gusht 2016, 10:55, Aktualitet CNA

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së përdoruesve në rrugë, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: Lavdrim Farruku  42 vjeç, banues në Manëz, Durrës; Besim Balla 27 vjeç, banues në Rrashbull.Durrës; Florenc Gjergji 21 vjeç, banues në Radë, Durrës.

Farruku, në lagjen Nr.12, Durrës është kapur nga Shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip Benz Furgon me targa INI7589 në gjendje të dehur.

Balla, në lagjen Nr.13, Durrës, në orën 02:20  është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip Fiat me targa CB5518A, në gjendje të dehur.

Gjergji, në lagjen Nr.1, Durrës, në orën 04:30  të datës 18.08.2016, ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur dy mjete të parkuara, tip Audi me targa AA 514 KK dhe Ford me targa AA 754 NX.

Për pasojë u shkaktuan vetëm dëme materiale. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga